Indrit Hoxha i bashkohet banorëve të Bërxullës: Kryebashkiaku mos të qëndrojë si kukull, në prona janë derdhur mund e djersë

0
112

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha ka mbështetur banorët e Bërxullës në protestën e sotme, për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.

Në një deklaratë për mediat, Hoxha tha se opozita do t’i japë mbështetjen politike dhe ligjore banorëve dhe bëri thirrje që qytetarët të ngrenë zërin për padrejtësinë që po u bëhet me prona.Sakaq shtoi se ka një vendim të gjykatës kushtetuese që rrëzon VKM-në e kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin në këtë zonë, duke e cilësuar si një grabitje që po u bëhet banorëve.Ka një vendim të Gjykatës që rrëzon VKM e Ramës për këtë grabitje, unë si qytetar së bashku me banorët që i preken pronat do t’i jap mbështetje. E gjithë opozita do i japë gjithë mbështetjen politike dhe ligjore këtyre banorëve, pasi këto janë prona të trashëguara, është derdhur djersë dhe mund, padiskutim i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Vorës që të çojnë zërin fort për grabitjen e pronës që po i bëhet për interes të Erion Veliajt dhe Edi Ramës, por dhe kukullës që kanë sot në Bashki. Kryetari i Bashkisë Vorës duhet të ishte sot këtu, të linte interesat partiakë dhe duhet të jetë në mbështetje të banorëve”, tha Indrit Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here