Braimllari nga zona e Institutit: Kjo zonë është lënë në harresë, më 14 maj të votojmë ndryshimin

0
75

Nga njësia zona e Institutin Bujqësor me rrugë që të kujtojnë një fshat të harruar, Endrit Braimllari tregoi gjendejn e vërtetë dhe mungesën e investimeve që hasen në rrugët e kryeqytetit.

Braimllari bëri thirrje që më 14 maj qytetërt të bëhen bashkë për një plan për qytetarët, me ulje të taksave, dhe transport publik falas.

“Jemi tek njësia bashkiake Nr 10, në zonën e Institutit Bujqësor, në afërsi të rrugës “Kastrioti” ku mund të shikohet nga afër gjendja e mjerueshme në të cilën e ka lënë Rilindja këtë lagje.

Kjo është një zonë ku prej vitesh nuk investohet, ka mungesë të theksuar të infrastrukturës, por mbi të gjtiha është lënë në harresë nga kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës.

Ndaj ju ftoj të gjithëve që në 14 maj, të bëhemi të gjithë bashkë, të votojmë për ndryshimin, të votojmë për planin e Belind Këlliçit për Tiranën, që ul taksat, transport publik falas, por mbi të gjitha kthen shërbimin e munguar të qytetarëve të Tiranës,” tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here