Hyaj: T’i rikthejmë Durrësit të sotëm shkëlqimin dhe frymëmarrjen e munguar !

0
112

Gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për bashkinë Durrës, Igli Cara, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj  mbajti gjithashtu nje fjalim ku u bëri thirrje të gjithë durrsakëve të bashkohen më14 maj për të sjellë ndryshimin.

Prej dy dekadash trashëgimia iliro -romake ia ka lënë vendin betonit Rama-Dako, një atentat kundër identitetit të Durrësit. Ndaj ta nisim këtë rrugëtim së bashku e t’i rikthejme Durrësit të sotëm shkëlqimin dhe frymëmarrjen e munguar- tha Hysaj në fjalimin e saj. Ndër të tjera shtoi duke thënë :

 

Mirëdita Durrësi!

Të dashur vëllezër e motra, durrsakë të vjetër e të rinj! Qytetarë, jo të një qyteti, por nje Qytetërimi mbi 2700 vjeçar, plot histori dhe trashëgimi kulturore. Prej dy dekadash trashëgimia iliro -romake ia ka lënë vendin betonit Rama-Dako, një atentat kundër identitetit të Durrësit.

Ndaj ta nisim këtë rrugëtim së bashku e t’i rikthejme Durrësit të sotëm shkëlqimin dhe frymëmarrjen e munguar.

T’i rikthejmë Durrësit traditën dhe kulturën,

T’i rikthejmë çdo familjeje të këtij qyteti mirëqënien, vlerat dhe dinjitetin.

T’i rikthejmë të rinjve të drejtën për të jetuar denjësisht në qytetin e të parëve të tyre.

Si bijë e këtij qyteti përulem me mirënjohje, ndaj secilit prej jush që jeni këtu sot dhe ju bëj një thirrje: sëbashku në mundemi të bëjmë ndryshimin e madh dhe më shumë se kurrë ndryshimi është në duart tona dhe ky është momenti për ta thënë me votë të lirë në 14 Maj  nevojën e madhe për ndryshimin e qytetit tonë.

Top of Form

Bottom of Form

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here