Berisha: 14 maji janë zgjedhjet e jetës tonë. Votojmë për të ndryshuar në mënyrë rrënjësore këtë vend  

0
102

Nga Fieri, Sali Berisha i cilësoi zgjedhjet e 14 majit si të një rëndësie të veçantë pasi do votohet per të  ndryshuar në mënyrë rrënjësore këtë vend.

“Për të mos folur për subvencionet.

Ishin 5.2 miliardë një vit më parë, zbritën në 3.2 miliardë këtë vit dhe shumica i marrin administrata. Subvencionet për fermerët në Shqipëri, janë 6 herë, 8 herë më të ulëta se në Kosovë se në Maqedoni, se kudo. Kosova subvencionon, çdo hektarë grurë, 400 euro, subvencionon çdo hektar sera 1 mijë euro. Subvencionon çdo hektarë perime në fushë, 500 euro, subvencionon çdo hektar vreshtë, 1 mijë euro, subvencionon çdo lopë 90 euro. Subvencionon çdo kilogramë qumësht 30 cent, subvencionon çdo bletë, 25 euro, çdo dhi, çdo derr, çdo dele, 25 euro. E këto janë më të ulëtat se të tjerët i kanë më të larta. Maqedonia, Serbia, Mali i Zi i kanë më të larta subvencionet. Kurse ky pothuajse zero, ose disa militantë. Pra ne do të kthemi dhe këta qytetarë të parë do të japin sinjalet e para, përpjekjet e para për fermerët shqiptarë.

Zonja e zotërinj!

14 maji janë zgjedhjet e jetës tonë. Kurrë ndonjëherë nga viti 1992 e deri më sot, vota jonë nuk ka pasur një rëndësi kaq jetike sa ç’ka me 14 maj. Me 14 maj ne votojmë për ndryshimin, votojmë Edvar Kodhelin, por votojmë ndryshimin. Votojmë për të ndryshuar në mënyrë rrënjësore këtë vend. Për të bllokuar, ndaluar rrokullisjen e tij.

Qytetar dhe qytetare!

Sot nga Fieri dhe mbarë Shqipëria, në 8 vite kanë ikur 35% e qytetarëve dhe kjo është statistika evropiane. Të ndalemi, çdo shqiptar duhet të ndalet dhe ti thotë vetes, a kam unë në dorë diçka për të ndihmuar unë vendin tim, për të mos lejuar shkretimin e tij. Të shtrojë pyetjen, po si ka mundësi të ikin nga Fieri, i cili si rreth ka fushën më të madhe të naftës në Europë, ka tokat më pjellore në Shqipëri e Europë, ka ujërat më të shumta, ka brigjet më të bukura, ka njerëzit më punëtor, më të mençur, më të zotë.

Po atëherë çfarë ndodh, pse ikin, pse e braktisin këtë vend. Ka vetëm një arsye, varfëria e frikshme në rritje e këtyre 8 viteve. Nga 2007-2014, popullata në Fier dhe Shqipëri rritej nga viti në vit. Po është statistikë e dy viteve më parë kjo që them. Po tani. Rënie katastrofale, sepse në vitin 2013 ne ishim qytetarët me rroga më të larta në Ballkan. Ne paguheshim më shumë se bullgarët, se rumun, se serbët, malazezët.

Po pse paguheshim më shumë ne. Sepse nuk ka vend të pasur se Shqipëria, ua them unë ju, kjo tokë është e pasur se çdo vend në Ballkan dhe qytetarët meritonin plotësisht. Po, po me atë buxhet me ato të ardhura jeni dëshmitarë, u ndërtuan 11 mijë km rrugë, u ndërtuan 1300 shkolla, u ndërtuan qindra sisteme kanalizimesh, qendra shëndetësore e spitale, u ndërtuan mbi 14 impiante të ujërave të zeza, dhe prap se prap, paratë arritën për të dyfishuar rroga e pensione. Ai ishte një qëllim madhor. Ne ishim rropatur në dhjetëvjeçarë dhe shekuj në varfëri, duke jetuar në një tokë të bekuar, në një tokë me pasuri të mëdha, ne nuk meritonim kurrë varfërinë.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here