Termocentralet lundruese/Flet eksperti: Janë në dëm të konsumatorit dhe biznesit shqiptar. U morën pa bërë asnjë studim! Balluku e llogarit Shqipërinë si vend të botës së tretë

0
113

Eksperti i Energjisë Eduard Elezi ka folur ditën e sotme në lidhje me kontratë e lidhur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për dy termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 2”  të vendosur në Vlorë.

Në një intervistë nëPanorama TV, Elezi deklaroi se ata kanë një eficencë të ulët në prodhimin e energjisë dhe dëmtojnë interesat e konsumatorit dhe biznesit privat.

“Ka një kontratë të KESH me kompaninë që ka sjellë anijet këtu. Është një kontratë 2 vjeçare. Janë anije gjenerator. Kanë një eficencë më të ulët në prodhimin e energjisë elektrike. 72 mln euro qira për 2 vjet. Kjo kontratë i bie që konsumatori i shqiptar i bie të paguajë 72 mln euro për të cilat nuk ka përfituar energji.

Pra kosto e prodhimit të këtyre anijeve është shumë e lartë dhe nuk kanë efikasitet në prodhimin e energjisë elektrike. Energjia e domosdoshme nuk arrihet të ketë përfitim për konsumatorin shqiptar. Është në dëm të konsumatorit dhe biznesit shqiptar. Duke qenë se pjesa më e madhe e tregut në Shqipëri, kemi të bëjmë me një treg të rregulluar.

 Çdo kosto e shkaktuar nga veprime të tilla, kostot që reflektohet do të jenë përfundimisht në tarifat e qytetarëve shqiptarë. Është biznesi shqiptar që paguan të gjitha kostot. Pjesa e anijeve është një pjesë e pastudiuar mirë. Kompania që i sjell i ka blerë 15 mln euro dhe ne paguajmë 72 mln euro për dy vite. Thotë kontrata që në përfundim të këtij afati i ngelen shtetit shqiptar por nuk përcaktohet forma nëse është me pagesë në vijim apo jo”, tha ai.

Elezi nënvizoi se këto anije vendosen vetëm në vende të botës së tretë, duke shtuar se ministrja Belinda Balluku e sheh Shqipërinë si vend të botës së tretë.

“Anijet nuk janë funksionale për shkak të kolapsit. Kanë një kosto shumë të lartë të prodhimit të energjisë elektrike. Nëse sot bursa është 140 euro, kosto e prodhimit të këtyre anijeve shkon mbi 300 euro. Me atë kosto më mirë blen nga bursa energji se sa merr energji nga këto anije. Këto anije ndodhen vetëm në vende të botës së tretë, në Bangladesh apo vende të tilla. Si duket zonja Balluku e llogarit Shqipëri si vend të botës së tretë duke marrë këto anije pa bërë asnjë studim”, u shpreh ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here