Dështimi i Ramës me Bechettin dhe gënjeshtrat për 110 milionë euro

0
206

Shteti shqiptar përpos se ka humbur këtu e disa vite më parë betejën gjyqësore më Francesco Bechettin, që e dënoi atë me 110 milionë euro për mbylljen e televizionit Agon Channel, tani së fundi ka humbur edhe ankimimin për të mos i paguar këto para me pretendimin se ish investitori italian është dënuar nga gjykatat shqiptare. Tani qeveria është e detyruar të paguaj këtë shumë plus kamatat dhe shpenzimet e larta gjyqësore, ose ish pronari i Agon Channel do të bllokojë llogaritë e shtetit shqiptar në bankat e huaja.

Në një Twiter të çuditshëm Edi Rama ia ka veshur vendimin e marrë nga gjykata e arbitrazhit të Bankës Botërore kundërshtarëve të tij politikë Meta dhe Berisha duke shkruar se kjo bëhet për fushatë. “Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!.

Qëndrimin se bizmesmenit italian nuk do i paguhet shuma e mbajti edhe zv kryeministrja Balluku sot në një dalje para mediave, por ndryshe nga sa thonë ata Gjykata e Arbitrazhit nuk i ka marrë parasysh argumentat e Ramës që e konsideron Bechettin kriminel, por i ka dhënë atij të drejtë duke marrë vendim se mbyllja e televizionit ka qenë e motivuar politikisht.

Në vendimin e ICSID, gjykatës së arbitrazhit të Bankës Botërore, që e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro luajti rol një mesazh kërcënues i Erion Veliajt për pronarin e televizionit (foto poshtë) si dhe ndërhyrja e Engjëll Agaçit që e porosiste Bechettin ta mbante mirë me qeverinë.

Ndonëse ICSID, gjykata e arbitrazhit e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, shteti shqiptar ka bërë të gjitha përpjekjet për të mos e dëmshpërblyer biznesmenin për të cilin Rama thoshte publikisht se do të marrë noc rrokun.

Por ashtu se dhe tani çdo përpjekje ka rezultuar e kotë që prej janarit të 2021-shit, kur mediat botërore njoftuan se ka filluar të ngrijnë llogaritë bankare të shtetit shqiptar në perëndim. Por si gjithmonë Edi Rama përdori kartën e mohimit. “Është e pavëretë që Becchetti ka fituar. Ajo që ka bërë “Der Standard” është një shkrim skandaloz. Nuk është e rastësishme që çështja e “kazanit” që në anglisht është “fake neës”, është botërore” tha ai pasi gazetat austriake njoftoi se qenë bllokuar paratë e Albkontrollit na bankat e huaja.

Kryeministri ka mbajtur gjithmonë posida mohuese si tani kur fajëson opozitën pasi ai është përgjegjësi kryesor për humbjen e kësaj shumë kolosale. Kur televizioni Agon Channel, u pezullua dhe më pas u mbyll 10 ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2015, kryeministri i parapriu luftës politike të kësaj mediaje kritike më te.

Në qershor 2015, pas sekuestrimit të televizionit Agon Channel dhe aktiviteteve të tjera të biznesmetnit italian, kryeministri bëri deklarata tejet të forta paragjykuese. Ai tha se të ardhurat që financonin këtë ekran ishin “para të zeza”. Po këtë muaj, në një intervistë për vision Plus, Kryeministri Rama i përforcoi akuzat e tij duke deklaruar se e konsideron “një sukses ndërmarrjen e një veprimtarie hetimore, për krim ekonomik” dhe se media e Becchetit, Agon Channel “është financuar nga aktivitet ekonomik kriminal”. “Nuk është hetuar media këtu, nuk është goditur Agon Channel është goditur burimi i financimit tejet i dyshimtë si krim ekonomik” përforcoi ai në një intervistë tek “5 pyetje nga Babaramo”.

Por të gjitha këto akuza ranë njëra pas tjetrës.

Fillimisht drejtësia shqiptare kërkoi ekstradimin e Francesco Becchettit dhe njoftoi për të Interpolin. Por ai e fitoi gjyqin dhe pala shqiptare nuk u paraqit. Atë e akuzuan për fshehje të origjinës së parave, por ai nxori dokumentin se Agon Channel qe financuar me paratë e ligjshme të fituara në një proces gjyqësor 400 milionësh kundër Deutche Bank.
Më tej, i gjendur në vështirësi në emisionin “Opinion” kryeministri deklaroi se hetimet ishin bërë në bashkëpunim me palën italiane. Vetëm më vonë e pyetur nga gazetarët shqiptarë, ambasada e këtij vendi në Tiranë, mohoi duke thënë se ai ishte një hetim ekskluzivisht shqiptar.

Pra me radhë edhe burimi i parave të pista edhe dëshira për të rikthyer Becchettin me pranga në Tiranë edhe mashtrimi se investigimi qe italo shqiptar, u rrëzuan  dorë pas dore. Më në fund në 24 prill 2019, Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) pranë Bankës Botërore, arriti në përfundimin se qeveria shqiptare, me vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni Agon Channel.

Ky dëm me kosto mbi 110 milionë euro ka ardhur vetëm prej veprimeve të pamatura të Edi Ramës. Ende nuk dihet nëse ai e ka goditur biznesmenin italian për llogari të një pale të tretë, apo thjeshtë për të hequr qafe një media kritike.

Por një gjë është e sigurtë: Edi Rama ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe diçka për të fshehur. Prandaj ai krijoi dhjetra alibi dhe vazhdon të gënjejë deri në fund. Një nga gjërat e dyshimta është se në kokfortësinë e kryeministrit për tsh mos paguar paratë është impikuar edhe studioja e gruas te lobistit të tij Tony Blair. Studioja e Chery Blair, “Omnia Strategy” është paguar deri tani me afro 1 milionë euro nga shteti shqiptar duke humbur në të gjitha tentativat për të shpëtuar paratë që i duhen paguar Francesco Bechettit për mbylljen politike të televizionit të tij. / Lapsi.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here