Berisha: 14 Maji, rast historik për çdo shqiptar, të ngrihet në nivelin e misionarit dhe të votojë ndryshimin

0
106

Nga Divjka, Sali Berisha tha sot se 14 Maji, rast historik për çdo shqiptar, të ngrihet në nivelin e misionarit dhe të votojë ndryshimin.

‘84% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria. Një dëshpërim ka pllakosur mbarë vendin. Shqipëria nuk ndodhet në një pushtim të huaj, megjithatë pikëllimi i shqiptarëve, mosbesimi i tyre bëjnë që të ikin, të largohen dhe vetëm të largohen.
Në 8 vite janë larguar vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Po ti marrim edhe ato që kanë ikur në vende të tjera, bëhen mbi 1 mln shqiptarë. Asnjë luftë, asnjë luftë kurrë ndonjëherë nuk ka pakësuar me 33-35% një komb, sado e egër që të ketë qenë ajo.
Luftën e parë botërore në Shqipëri shkelën 6-7 fuqi të huaja, megjithatë ne humbëm 10% thonë statistikat, por ta zëmë edhe gjer në 20%. Kurse në paqe ne kemi humbur në 8 vite, 33% të popullatës.
U ndala në këtë analizë për të shtruar para jush dhe për të ftuar ju që të mendojmë për këtë situatë, të mendojmë se asgjë njerëzit pa një dashuri nuk mund të realizojnë. Familja nuk mund të mbahet pa dashurinë, vendi nuk mund të mbahet pa dashurinë tonë. Shqipëria sot ka nevojë jetike, ka nevojë urgjente për një grimë dashurie nga çdo shqiptar në mënyrë që të marrë drejtimin që meriton.
Me 14 maj të gjithë e kemi në dorën tonë, duke votuar Aurelin ne votojmë ndryshimin. Votojmë ndryshimin i cili sot për çdo shqiptar, sot për Shqipërinë ka atë rëndësi që ka oksigjeni për njeriun, që ka ajri për zogun që të fluturojë. Ndaj dhe zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës tonë, nuk janë zgjedhje thjeshtë për qeverinë vendore. Jo janë zgjedhje për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
A do të rrokullisemi ne në këtë mënyrë, në mënyrë që pas 8 viteve të tjera, 66% e shqiptarëve të mos jenë në Shqipëri, dhe pas 16 vitesh nuk merret vesh se sa do të qëndrojnë. Apo do ti themi stop kësaj situate.
Është një rast historik për çdo shqiptar që të ngrihet në nivelin e misionarit dhe të votojë ndryshimin. E vërteta është se ndryshimi është në duart tuaja dhe pavarësisht nga shumë vërejtje që mund të keni për PD-në, për njërin apo tjetrin, ju garantoj se ata që ju krahasojnë ju, krahasojnë natën me ditën.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here