Tjetër aksident tragjik në Tiranë, kamioni përplas për vdekje 32 vjeçarin

0
113

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është shënuar në kryeqytet këtë mesditë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku një person duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë.

“Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.”

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here