Shkullaku: Veliaj po e trajton Tiranën si ‘plaçkë lufte’ për të kapur Kryeministrinë

0
69

Analisti Armand Shkullaku deklaron se Erion Veliaj kërkon të mbajë Tiranën jo për ta zhvilluar dhe shërbyer komunitetit, por për aspiratat e tij politike. 

Në “Çim Peka Live” ai u shpreh se Veliaj po e trajton Tiranën si “plaçkë lufte” për të kapur Kryeministrinë, njësoj siç bëri Edi Rama.

“Tiranës, gjatë qeverisjes Rama-Veliaj, i është bërë krimi më i madh që i është ndonjëherë një qyteti në historinë e Europës. Nga Rama fillimisht dhe Veliaj pas tij, Tirana është parë si “plaçkë lufte” për të kapur postin e Kryeministrit. Është trajtuar si “plaçkë lufte” Tirana i ka shërbyer Edi Ramës për të bërë reklamën e tij si artisti që po i jep ngjyra qytetit dhe për të krijuar një grup biznesi kryesisht të ngritur mbi lejet e ndërtimit në Tiranë të cilët më pas të gjithë siç e di dhe Bushati u bënë edhe deputetë dhe drejtues të PS. Pjesa më e madhe kanë qenë deri vonë, kanë qenë pjesë e strukturave të PS, disa me biznese të drejtpërdrejta nga bashkia nga pastrimi i qytetit e deri te rrugët, e mbani mend që nga firma e famshme 2K e Koço Kokëdhimës e deri te ndërtimi i pallateve nga një grup deputetësh apo fëmijë deputetësh të cilët i hynë bizneseve të ndërtimit dhe morën në dorë qendrën e Tiranës. Edhe Erion Veliaj e ka këtë synim, por nuk ka fuqi pasi pjesën më të madhe të lejeve të ndërtimit në qendër të Tiranës i kontrollon Edi Rama. Erion Veliajt i ka lënë zonat përreth, kthimi i tokave bujqësore në toka ndërtimi, ndryshimi i vijave të planit urbanistik sipas interesave të Erion Veliajt. Pra, trajtim i Tiranës si një trampolinë për të kapur Kryeministrinë“, u shpreh Shkullaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here