INTERVISTA/ Katerina Bano: PL do jetë zeri i çdo qytetari që qeveria i ka kyçur gojën. Lushnja do dënojë me votë ata që përfituan nga ky qytet pa i dhënë asgjë në këmbim

0
429

Partia e Lirisë sot dhe më parë LSI I kanë dhënë hapësira të konsiderueshme të rinjve për tu përfaqësur në zgjedhje. Kështu po ndodh edhe në 14 maj, ku të rinj të talentuar, shkolluar dhe me perspective për të ardhmen e qytetit të tuyre janë angazhuar në listën e këshillave bashkiakë. Madje disa prej tyre edhe kryesojnë listat e PL-së, sic është edhe rasti i katerina Banos në Lushnje. Në një intervistë për “Standard”, Bano rrëfen se si i erdhi propozimi dhe cilat janë ndjesitë e saj për këtë sfidë të parë elektorale. Katerina zbulon problemet më të mëdha me të cilat po haset sot qyteti i Lushnjes, ndërsa  nënvizon edhe përparësit për të ndryshuar këtë realitet.

Megjithëse në moshë të re, PL ju ka dhënë besimin për të qënë kryesuese e listës së këshilltarëve bashkiakë për Lushnjen. Si e përjetuat kur ju erdhi propozimi dhe cilat janë ndjesitë tuaja për këtë sfidë? 

Partia e Lirise gjithmone ka patur ne qender te saj rinine dhe gjithmone ka ofruar mbeshtetje ndaj te rinjve jo vetem ne politike por ne cdo fushe tjeter te jetes. Duke qene se kjo force politike i jep ze mendimeve te te rinjve, duke njohur edhe potenciain tim dhe ndjeshmerine ndaj problemeve te qytetit tim , mu dha mundesia te jem kandidate per keshillin bashkiak dhe pse jo te kryesoj listen. Nuk mund te them se jam e befasuar por padyshim jam falenderuese. Kjo sfide do te jete e veshtire por do te kujtohet gjithmone si dita kur qytetaret e Lushnjes denuan me vote çdokend qe ka perfituar nga ky qytet pa i dhene asgje ne kembim e pa permbushur asnje premtim fushate.

 

Cilat janë problematikat më madhore me të cilat haset sot qyteti i Lushnjes? 

 

Problematikat nuk mund te shihen nga ekrani sic veprojne politikanet sot , por ne terren.

Kosto e jeteses eshte rritur shume por rrogat dhe pensionet jo. Cmimet e ushqimeve , ilaceve dhe produkteve baze jane rritur shume. Prinderit kane mbetur vetem, bashkeshortet po ashtu pasi kjo qeveri i debon profesionistet, te arsimuarit e mbi te gjitha rinine.

Korrupsioni ka prekur majat. Dhe kur perdor kete term nuk dua te flas per tenderat qe nuk i numerohen 0 ,dua te flas per korrupsionin qe nis ne sherbimet baze te nje kombi. “Mjeksia falas” kerkon ryshfete. Korrupsion eshte ai qe i sherben nje numri oligarkesh,korrupsion eshte kur nje sherbim nuk e merr edhe pse e paguan.

Bujqesia eshte ne ditet e saj me te zeza dhe dukshem qe qeveria nuk e ka ndermend te kthej koken per t’i rikthyer rendimentin e dikurshem.

Keto jane disa nga problematikat e shumta te ketij qyteti qe kane dale nga shtepia e cdo qytetari lushnjar pasi duke shtrenguar duart me ta kemi shtrenguar duart dhe me problemet e tyre dhe jemi optimiste per te ngritur zerin e per ti dhene zgjidhje.

 

Sa janë sipas jush shanset që bashkia e Lushnjes që për disa mandate është drejtuar nga socialistët, të përqafojë alternativën opozitare në 14 maj?

 

Besoj eshte e dukshme qe koalicioni ‘BashkeFitojme’ do te jete koalicioni fitores jo vetem ne Lushnje por ne te gjithe Shqiperine. Opozita e bashkuar eshte shpresa e vetme per kete vend. Askush nuk do t’i jape edhe nje mundesi tjeter kesaj qeverie te korruptuar per te na treguar se edhe sa mund ta demtoje Shqiperine dhe se si mund te deboje edhe keto pak te rinj qe kane mbetur. Kandidati i opozites se bashkuar ne Lushnje z.Eduart Sharka ofron nje program te pasur dhe me eksperiencen e tij te gjate dhe prane qytetareve do te jete zgjidhje e cdo problemi. Fitorja eshte e padiskutueshme.

Per sa i perket keshillit bashkiak di te them se do te jete zeri i cdokujt qe ka frike nga trysnia e kesaj qeverie qe i ka kyçur gojën çdokujt.

Duke qënë vetë pjesë e brezit të ri, cilat janë sipas jush arsyet që po sjellin emigrimin në masë nga vendi? 

 

Duke mos patur mundesine e votes se lire ne zgjedhjet e meparshme, rinia e ka humbur shpresen. Eduart Sharka ne Lushnje , Belind Kellici ne Tirane , Igli Cara ne Durres , Luçiano Boci ne Elbasan dhe kandidatet e tjere ne te gjithe Shqiperine jane nismetaret e rikthimit te rinise ne shtepite e tyre dhe integrimit te vendit tone.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here