PD: Ku ka përfunduar skrapi rumun me kosto dhjetëra miliona euro për xhepin e taksapaguesve ?

0
137

Kandidati i opozitës për bashkinë e Fierit, Evdar Kodheli ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur për aferën e inceneratorëve. Ai ka deklaruar se janë marrë hekurishte që duhej te çoheshin per skrap nga vende të treta, janë lyer me bojra dhe janë sjellë në Shqipëri, me kosto dhjetëra miliona euro për xhepin e taksapaguesve. Edi Rama, Erion Veliaj dhe Armando Subashi janë sjellë me shqiptarët ashtu sikurse europianët e ekspeditave me popujt indigjenë të Amerikës: u kanë dhënë xhingla duke u marrë flori ! Gjithashtu inceneratori i Fierit, që duhej të ishte duke prodhuar energji prej katër vitesh as nuk prodhon dhe as nuk punon. Sipas tij shkelje të tilla ndodhin vetëm në Shqipëri ku SPAK-u është kthyer në skrap, si inceneratori rumun që u soll në Shqipëri dhe u shit për miliona euro.

Deklarata e plotë :

Emisioni “Piranjat” ka zbuluar me detaje dhe fakte kokëforta një pjesë të skemës së vjedhjes me aferën e inceneratorëve.

Janë marrë hekurishte që duhej te çoheshin per skrap nga vende të treta, janë lyer me bojra dhe janë sjellë në Shqipëri, me kosto dhjetëra miliona euro për xhepin e taksapaguesve. Edi Rama, Erion Veliaj dhe Armando Subashi janë sjellë me shqiptarët si europianët e ekspeditave me popujt indigjenë të Amerikës: u kanë dhënë xhingla duke u marrë flori.

Ata i kanë trajtuar shqiptarët edhe më keq se indigjenët. Një poshtërim të tillë nuk ua bënë qytetarëve të tyre as qeveritarët e Zimbabve, të cilët kur e kanë parë inceneratorin rumun nuk kanë pranuar ta çojnë në vendin e tyre.

Pyetja që ka rëndësi sot për qytetarët e Fierit dhe të Shqipërisë është: ku ka përfunduar skrapi rumun që është blerë nga italianët, të cilët në bashkëpunim me Zoton e Veliajt dhe Ramës, ka mbërritur në Shqipëri?

Është kjo karakatina pas supeve të mia, që nuk punon? Apo u është dërguar elbasanasve? Apo një ditë të bukur do të çohet në Tiranë?

Nëse këtë nuk e dimë me siguri, ajo që dimë është se një incenerator për skrap u është shitur shqiptarëve si uzinë e përpunimit të mbetjeve.

Dimë gjithashtu se dy nga tre inceneratorët e montuar në Shqipëri, njëri në Fier e tjetri në Elbasan, nuk punojnë.

Dimë se para 5 vitesh drejtuesit e Elbasanit dhe të kompanisë së inceneratorëve, ushtarë të Ramës, nuk lejuan ekspertët gjermanë që të vizitonin impiantin.

Dimë që inceneratori i Fierit, që duhej të ishte duke prodhuar energji prej katër vitesh as nuk prodhon dhe as nuk punon.

Dimë që aktivitete të tilla, kudo në botë, do t’u ngarkoheshin personave përgjegjës me akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Vetëm në Shqipëri SPAK ngre akuza për (1) zë kadastral të gabuar, (2) vjedhje me fatura fiktive dhe (3) dhurata hoteli e fluturime për ministrin Ahmetaj.

Sepse dhe SPAK-u është kthyer në skrap, si inceneratori rumun që u soll në Shqipëri dhe u shit për miliona euro.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here