Mesazhi i Igli Carës për emigrantët/ Vota juaj është investimi më i mirë për Durrësin!

0
87

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit Igli Cara ka reaguar gjatë ditës së sotme dhe ka kërkuar mbështetjen e emigrantëve durrsakë që të bëjë të mundur ndryshimin për këtë qytet.

“Realiteti mbytës duhet të ndryshojë. Dhe për këtë kam nevojë për mbështetjen tuaj

14 Maji është momenti i duhur për t’u bërë bashkë për qytetin, për familjen, për njëri-tjetrin. Të rikthejmë besimin dhe shpresën!

Vota juaj është investimi më i mirë për Durrësin!”, shkruan Cara në një poptsim në facebook.

Mesazhi i plotë:

Miqtë e mi!

Jam sot këtu te Ballkoni i Durrësit, që durrsakët e dinë mirë ku është.

Durrësi, qytet port që bashkon dhe ndan familjet shqiptare.

Për fat të keq, në këto vite gjithnjë e më shumë durrsakët, por dhe shqiptarët ikin për të mos u rikthyer, pasi Shqipëria po bëhet një vend të pajetueshëm.

Eshtë vështirë që në qytetin tonë të gjesh familje pa emigrantë.

Jeni larg, por gjithmonë jeni pjesë e rëndësishme e këtij qyteti. Duke ndihmuar familjet, prindërit, të afërmit, duke ja lehtësuar barrën e halleve, që sa vijnë e shtohen.

Eshtë një kontribut i juaji që nuk është ndalur në asnjë çast dhe që është një vlerë e shtuar kur bëhet fjalë për të ardhmen e qytetit. Por a mjafton kjo?Realiteti mbytës duhet të ndryshojë. Dhe për këtë kam nevojë për mbështetjen tuaj

14 Maji është momenti i duhur për t’u bërë bashkë për qytetin, për familjen, për njëri-tjetrin. Të rikthejmë besimin dhe shpresën!

Vota juaj është investimi më i mirë për Durrësin!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here