Vendimi surprizë, Olta Gixhari vendos të lë shtëpinë e BBV

0
197

Olta Gixhari ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP.

Siç ka rrëfyer aktorja, kjo javë nuk ka qenë e lehtë për të, pasi është tejmbushur nga malli për të birin dhe zgjidhja e vetme për të qenë e qetë ishte të qëndronte pranë djalit të saj.

 

Banorja u shpreh se e ka fituar Big Brotherit të saj, por emocionet më të mëdha se finalja, asaj do ia dhuronte i biri Amari.

Megjithëse Gixharit iu lutën banorët të qëndrojë edhe një muaj tjetër, ajo nuk u lëkund nga vendimi për të lënë këtë eksperiencë.

 

Olta: Kam zgjedhur të jem e fortë e të dukem e hekurt pa emocione sepse nëse do të lëshoja veten do të tregoja gjithë botën time emocionale, këtë lojë duhet ta kisha lënë me kohë. Unë them që e kam fituar Big Brotherin tim. Para se të hyja këtu mendova se nëse do të rezistoja një muaj do e kisha fitore. Kam kaluar shumë emocione të forta këtu kam qarë fshehurazi. Unë e kam ndarë këtë vendim herë pas here me banorët, pjesën e prindit më shumë e kam ndarë me Qetsorit, më dëgjonte shumë e më kuptonte, ndihesha shumë ngrohtë aty, ardhja e Qetsorit më ka bërë një kthesë shumë të madhe emocionale të tyren. Zgjodha ta bëj këtë se hyra këtu brenda që të luaj e të bëj historinë time e të krijoj kujtimet më të bukra të jetës time e mendoj që ja dola. Siç e thashë dhe në video, Amari është i imi e di se sa e dua e sa më mungon, në këto momente jam e djegur nga malli për të, nuk ka finale në botë që ma zëvendëson e më bën të kthehem pas. Nuk është e lehtë ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës time.

 

Luiz: S’më ka lezet kjo lojë për ty, i lutemi ne të sjellin djalin. Më le të qes unë jashtë të jap fjalën aman mos ik

 

Olta: Kam një javë këtu që rri nëpër cepa e qaj e keni parë sa e veçuar kam qenë.

 

Luiz: Do më bëje të qaja po ta fitoja me ty

 

Olta: Nuk kam fuqi ta vazhdoj më sinqerisht, kam ditë që e mendoj nuk është e thjeshtë për mua.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here