Berisha: Në parlament nuk sillen as lustracioni dhe as rezoluta kundër genocidit serb, qëndrime politike të dënueshme

0
110

Pak minuta para seancës plenare, kreu i demokratëve Sali berisha mblodhi në seli deputetët e grupit të tij parlamenrar.

Gjatë fjalës së tij berisha tërhoqi vëmendjen tek problematikat e hasura në shqyrtimin e projektligjeve të depozituara nga opozita në Kuvend.

“Përsëri parlamenti përjashton nga shqyrtimi nismat tona në një qëndrim politik të dënueshëm, antikushtetues.

Në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, një ligj i domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës komuniste.

Ligji tani ka bazë të plotë kushtetuese sepse në Kushtetutën e vendit ky nen tani është i sanksionuar pavarësisht se është shkelur dhe nuk zbatuar nga institucionet socialiste të sistemit të drejtësisë.

Ideja e zëvendësimit të këtij neni me një ndërhyrje në kodin zgjedhor, është një ide hakmarrëse.

Ne do të insistojmë për sjelljen e këtij ligji, që ka standardet më të mira dhe që tani nuk mund të ketë asnjë pengesë tjetër meqenëse është i sanksionuar në Kushtetutë si proces.

Mossjellja e ligjit ka vetëm një synim, përdorimin e amendamentit të Ballës, të cilin e mbështeti edhe AliBasha, për gjah shtrigash.

Ligji ka rregullat e veta, ka procedurat e veta dhe transparencën e plotë.

Problemi i dytë madhor që bllokohet prej pothuajse një vit, është rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë. Kjo rezolutë e dorëzuar nga deputetët tanë nuk paraqitet as për shqyrtim në komisione. Të ishte agjente e betuar e Beogradit, Linda e parlamentit ndryshe nuk mund të sillej.

Natyrisht është apo nuk është, atë nuk e di se nuk kam të dhëna, por di që Edi Rama është një argat i Vuçiçit. Di që ai e bllokon këtë totalisht me urdhër të tij.

Gjenocidi serb në Kosovë është një gjenocid ciklik, aktet e fundit të këtij gjenocidi u kryen me operacionin Patkoi gjatë luftës së vitit 1999. Por gjenocidi serb është i dokumentuar jo vetëm në trevat e Kosovës, por ai është plotësisht i dokumentuar edhe në fshatrat e Lumës.

Barbaritë serbe në Lumë dhe zonat përreth kanë tronditur botën në atë kohë. Komisioni i ngritur për të hetuar shkaqet dhe krimet e luftës, i përbërë nga personalitete të shquara, ka konkluduar se barbaritë e Lumës janë gjenocid. Edi Rama bllokon gjenocidin serb, por edhe urdhëron Safet Gjicin të prishë përmendoren e ngritur në Kukës në nderim të viktimave të gjenocidit serb në Lumë.

Këto mund t’i bënte vetëm një pushtues serb, por nuk mund t’i bënte kurrë një shqiptar. Ne nuk pajtohemi me këtë dhe do insistojmë derisa të paraqitet rezoluta që dënon gjenocidin serb në Kosovë. E paralajmëroj që do paraqitet edhe rezoluta që dënon gjenocidin serb të Lumës, që është ndërkombëtarisht i njohur. Nuk ka asnjë qëllim tjetër përveçse njohja e të shkuarës dhe reflektimi që e ardhmja të mos lejojë përsëritjen e këtyre akteve.”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here