“Si po abuzohet me paratë e shqiptarëve”, Sula: Qytetarët 1081 ankesa në Komisionerin Publik vetëm në 2022

0
88

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula së fundmi ka ngritur një shqetësimin lidhur me ankesat e qytetarëve te Komisioneri Publik, ndërsa thekson se institucionet shtetërore drejtohen nga gangsterë.

Përmes një postimi në Facebook, Sula thekson se me paratë e shqiptarëve po abuzohet.

Postimi i plotë:
?Gangesterët e shtetit në institucionet shtetërore!

?Ne si shqiptarë nuk e kemi në kulturë që të ankohemi shumë në institucionet shtetërore për veçse në Polici apo Prokurori. Por duket se arroganca e pushtetarëve u ka ardhur në majë të hundës qytetareve saqë kanë filluar të ankohen Komisionerit Publik për “vjedhjet” e pushtetarëve.
Raporti i fundit i Komisionerit Publik për të Drejtën e Informimit thotë se në zyrën e tij për gjatë vitit 2022 kanë shkuar 1081 ankesa. Kjo do të thotë që fillimisht qytetarët i janë drejtuar institucionit shtetëror për informacion publik. Por qytetarët janë hasur me punonjës shteti që ndoshta nga presioni apo nga vullneti kanë tentuar të fshehin informacionet ku zakonisht abuzohet.
?Në këtë moment qytetarët i janë drejtuar Komisionerit Publik. Dhe në fund të vitit kanë rezultuar gjithsej 1081 zyrtarë që kanë shkelur ligjin. (Kanë fshehur informacionet). Arsyen se përse i kanë fshehur e thotë sërish raporti kur tregon se çfarë informacionesh janë kërkuar.
“Qytetarët apo grupet e interesit e përqendruan kërkimin e informacionit/dokumentacionit për fondet/procesin e rindërtimit, sistemin shëndetësor/pandeminë, për çështje në arbitrazhin ndërkombëtar, koncesionet, prokurimet, vendime të gjyqësorit, të dhëna statistikore mbi veprimtarinë e autoriteteve publike”, thuhet në raport.
?Nëse zyrtarët e shtetit do kishin respektuar ligjet e shtetit për tenderat e rindërtimit, për koncesionet për tenderat e ilaçeve, atëherë pse do detyroheshin të fshihnin informacione në shkelje të ligjit?!
Konkluzioni është i qartë: abuzimi me paratë e shqiptarëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here