Policia e Vlorës shoqëron në komisariat disa persona që dyshohet se kanë lidhje me sulmin ndaj Top Channel

0
148

Burime për mediat bëjnë me dije se Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët mund të jenë të përfshirë ose kanë dijeni për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ndaj “Top Channel”.

Deri më tani policia ka djeni se automjeti që ka ndihmuar në largimin e autorëve nga vendi ngjarjes ka udhëtuar drejt Vlorës.

Dyshimet e Policisë së Vlorës janë shtuar edhe më tepër pasi pas ngjarjes në Tiranë, disa orë më vonë, policia ka konstatuar një automjet në kamerat e sigurisë që duket sikur ndalon në autostradë dhe hedh diçka në ferrat jashtë rrugës.

Automjeti është identifikuar nga policia dhe janë marrë në pyetje disa persona ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here