Meta pret në takim Albin Kurtin: Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë

0
111

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Meta përmes një postimi në rrjete sociale.

Kreu i PL shkruan në Facebook se në qendër të diskutimit me Kurtin ishte situata mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thekson se mbështet qëndrimet e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

 

Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti

E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.

Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.

Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj. ??❤️??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here