Cikalleshi e pranon: Përballje e vështirë me Poloninë por luajmë për fitore

0
207

Sokol Cikalleshi foli për mediat në prag të ndeshjes kundër Poloninë.

Sulmuesi u shpreh optimist duke shpresuar te një rezultat pozitiv.

Kuqezinjtë mbërritën në Poloni ditën e sotme, ndërsa seancën e parë stërvitore do të zhvillohet në orën 18:00.

Sokol Cikalleshi: “Polonia është një ekip shumë i fortë dhe ne e dimë këtë, edhe pse e humbi ndeshjen me Çekinë, ne jemi fokusuar tek puna jonë. Jemi munduar të krijojmë një ekip kompakt me trajnerin Silvinjo. Polonia vjen pas një performanca të mirë në Botëror, golat e shpejtë që pësuan e çekuilibrin skuadrën. Ata kanë lojtarë të mirë që luajnë në ligat më të forta në Europë. Nuk duhet të futemi me idenë që ata janë të dobët. Ne çdo ndeshje që futemi luajmë për fitore, duke parë grupin që kemi, çdo ndeshje ka specifikën e saj, do bëjmë një ndeshje kompakte, do bëjmë kujdes mos pësojmë gol, nuk duam që të pësojmë. Nesër sduhet të humbim, ne kemi forcën dhe straegjinë tonë, fusha do e tregojë çfarë kemi punuar. Është një skemë klasike ku çdo lojtar e ndjen veten komod. Me skemën 3-5-2 nuk kemi arritur aty ku duhet. Ne mund të bëjmë edhe më mirë. Ne jemi një Kombëtare e vogël dhe çdo lojtar është i rëndësishëm. Këta janë lojtarët, nuk fokusohem tek ajo që na mungon por tek ajo që kemi. Jemi një grup që mbështetemi, duke qenë bashkë dhe me harmoni do futemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën. Ne e dimë që kemi përballë një ekip të fortë, duke bërë analizën kësaj jave, sdo ti japim asnjë hapësirë sepse luan vertikalisht. Ata janë të rrezikshëm në kundërsulm, ata vijnë pas një humbje dhe do të kërkojnë fitoren. Në momentin që Polonia të jetë në disbalancë, ne duhet ta godasim. Është kënaqësi për në që stadiumi do të jetë plot, futbolli pa tifoz është i mangët. Sigurisht që tifozët janë në favor të Polonisë, por ne jemi të gatshëm bashkë me trajnerin që të japim më të mirën në fushë”, u shpreh Cikalleshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here