Berisha në Klos: Bedri Hoxha do ta kthejë bashkinë në një shtëpi të vërtetë tuajën  

0
170

Kryedemokrati Berisha ishte sot në Klos ku prezantoi kandidatin Bedri Hoxha, i cili sipas tij do ta kthejë bashkinë në një shtëpi të vërtetë tuajën.

“E nderuar zonja kryetare e PD, Denisa Vata, i nderuar kryetari i grupit politik të punës, Çlirim Gjata, i dashur kandidati ynë për kryetar bashkie dhe kryetar i ardhshëm i Klosit, Bedri Hoxha.

I dashur Skënder Gjuci, kryetari i ardhshëm i bashkisë Mat, i dashur Ismail Uka, kryetari i ardhshëm i bashkisë Dibër.

 

Kam ardhur për të paraqitur kandidatin për kryetar bashkie të Klosit, zotin Bedri Hoxha, ish-deputet, ish –kryetari juaj i bashkisë, miku im, por duhet të ju them këtu sot, se Bedri Hoxha nuk është kandidat as pse ishte ish-deputet, ish-kryebashkiak i Klosit, apo mik i Sali Berishës, por është kandidat se ju e zgjodhët dhe e besuat.

Kjo përbën një ndryshim të madh. Kryetarja e PD për Klosin rreshtoi këtu para jush, përkushtimin, vërtitet dhe eficencën që dëshmoi në drejtimin e bashkisë, Bedri Hoxha. Ato ishin dhe janë të vërteta, por sot Bedri Hoxha vjen para jush edhe dy herë më i detyruar sepse ju e propozuar, i besuat, që ai të vazhdojë të qëndrojë në drejtim, të zgjidhet kryetar i kësaj bashkie, të vazhdojë të ju shërbejë ju, të ju përkushtohet ju, të ndajë me ju të gjithë problematikat e mëdha, personale, familjare komunitare.

Të bëjë gjithçka që secili prej jush, krahas vatrës familjare që keni, të keni edhe një shtëpi të vërtetë tuajën në bashkinë e Klosit. Të bëjë gjithçka që ai të përdore në mënyrën më transparente, më të drejtë, më të ndershme të ardhurat e kësaj bashkie. Të bëjë gjithçka për të sjellë në bashki donacione dhe ndihma nga organizata dhe vende partnere. Të bëjë gjithçka që pasuritë e komunave të Klosit, bashkisë së Klosit të shndërrohen në të mira dhe mirësi për banorët e kësaj bashkie.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here