Berisha: Zgjedhjet janë betejë dhe ne do ta bëjmë atë betejë deri në fitoren përfundimtare

0
80

Nga Mati, Sali Berisha tha se zgjedhjet janë, të një rëndësie historike, sepse sipas tij jemi ne kushtet e një monizmi, : “dhe ne demokratët duhet ta pranojmë se për fatkeqësinë tonë ne kontribuuam në këtë monizëm. Kontribuuam me braktisjen e zgjedhjeve lokale.”

“Zgjedhjet janë betejë dhe ne do ta bëjmë atë betejë deri në fund, deri në fitoren e Skënder Gjucit, Bedri Hoxhës, Ismail Ukës dhe gjer në fitoren tonë përfundimtare.
Por këto zgjedhje kërkojnë nga ne me një përkushtim të madh, me një njerëzi të pakufishme të kontaktojmë, takojmë, trokasim në çdo derë, në çdo zemër, tek çdo qytetarë. Ne jemi një sot, në këtë vuajtje shqiptarët janë një, në këtë vjedhje të tmerrshme po vidhen të gjithë shqiptarët, përveç sektit të rilindjes.
Në këtë largim dhe shkretim masiv, po largohen të gjithë shqiptarët. Shumë herë më afër janë socialistët e thjeshtë me ju, me secilin prej jush, se sa me Agron Malajn, i cili nuk mendon gjë tjetër ditë e natë, se si të pasurohet vetë dhe se si të pasurohet fatosi i tij.
Ka ardhur këtu me deklaratën e pasurive të një ish oficeri garde. Kurse tani është bërë milioner. Ndërton saraje, firmos për të vëllain. Unë i them këtu; por në ligjet e këtij vendi dhe në kodin moral, zyrtari nuk mund të firmosë kurrë për vëllain e tij, se që në momentin që firmos për vëllain e tij, të ipen, basene, shpate, prona publike, ai vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh.
Lexoni tenderat. Dy kompani gjithsej pranon për të ndërtuar shkollat dhe ua ndan. Njëri njërën shkollë, shkollën tjetër tjetri. Ata ndajnë fondet, ja japin Agronit. Këta janë bërë një sekt i rrezikshëm.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here