“Të bëhemi bashkë më 14 Maj”, Meta: Për Rilindjen, rinia është armike e interesave të saj. Sot Elbasani eksporton të rinj dhe importon krim dhe pasiguri !

0
61

Gjatë takimit me të rinjtë në Elbasan, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se populli nuk ka më se çfarë të presë nga “Rilindja” dhe se kjo e fundit ka frikë ndaj reagimit të të rinjve.

Metës: Elbasani sot është qarku i dytë më i varfër në Shqipëri. Eksporton të rinj dhe importon krim dhe pasiguri. Jemi të gjithë të angazhohemi dhe të betohemi për ndryshim të domosdoshëm. Ndryshimi do trokasë në të gjithë Shqipërinë më 14 maj. Nuk kemi çfarë të presim nga Rilindja. Juve dhe prindërit tuaj. Dikur ishte pranverë dhe atëherë, u thashë se pranvera vjen çdo vit, ndërsa Rinia vetëm një herë. Për Rilindjen, rinia është armike e interesave të saj. Rilindja ka frikë nga liria dhe ëndrrat tuaja. Prandaj kërkon me çdo kusht, me të gjitha format dhe mënyrat që t’ua bëjë të vështirë.

T’u bjerë interesi për të krijuar familjet tuaja. T’u tregojë rrugën e largimit nga familja ose të nënshtrimit. Kjo është situata sot në Elbasan. Jam i sigurt se me profesor Luçianon, Elbasani do hyjë e sigurt në rrugën e ndryshimit. Do kthehet në qendër rajonale përsa i takon nxitjes të të rinjve për të hyrë në rrugën e inovacionit dhe teknologjisë. Janë të gjitha kapacitetet. Kemi universitetin për të mbështetur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here