Meta vijon me takimet në njësinë 9: Bizneset e vogla dhe të mesme nuk duhet të paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin !

0
127

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se bizneset e vogla dhe të mesme nuk duhet të paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin. Komentet Meta i bëri gjatë takimeve që zhvilloi me qytetarët në njësinë nr. 9 në Tiranë. Meta shtoi se në 14 maj ndryshimi do të bëhet fakt i kryer dhe sipas tij, bashkë me gratë e vajzat punëtore e sipërmarrëse, opozita do të fitojë.

Reagimi i Metës:

Bizneset e vogla dhe të mesme nuk duhet dhe nuk do të paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin. Ky ishte mesazhi kryesor që na erdhi nga takimet me gra e vajza sipërmarrëse, që kanë bizneset e tyre në Njësinë nr. 9 në Tiranë.

Bashkë me gratë e vajzat punëtore e sipërmarrëse, ne do të fitojmë. Në 14 Maj, Ndryshimi do të bëhet fakt i kryer !

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here