“Paratë e shqiptarëve shkojnë në offshore”, Meta: Në 15 maj askush nuk do të guxojë të përmbysë Kushtetutën dhe të “kapë për fyti” Parlamentin

0
94

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se në 15 maj askush nuk do të guxojë të përmbysë Kushtetutën dhe të “kapë për fyti” Parlamentin, gjë që sipas tij socialistët në pushtet e kanë bërë deri më sot.

Komentet Meta i bëri gjatë fjalës së tij në një takim me kandidatët e Partisë së Lirisë për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, ku shtoi se qëllimi i vetëm i qeverisë është të vjedhë qytetarët shqiptarë dhe paratë e tyre t’i çojë në offshore.

Meta tha se Partia e Lirisë do të bashkëpunojë në terren me PD-në dhe të gjitha partitë opozitare, të cilat kanë si qëllim  rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Për punë kushtetute prishem unë. Për punë interesi kombëtar prishem unë. Për gjëra të vogla toleroj. Me Berishën prishem vetëm për dy gjëra unë. 1. Po bashkëpunoi me Edi Ramën, jo me PS-në se me PS-në nuk kemi punë ne. Dhe e dyta nëse Berisha tërhiqet nga firma për Referendumin, që ai nuk tërhiqet kurrë, sepse i qëndron gjërave deri në fund.

Shumë socialistë ndihen të pafuqishëm sepse Rama ua ka uzurpuar partinë dhe ua ka zëvendësuar me rilindas të korruptuar. Kur ti e di që ai tjetri nuk do hynte në zgjedhje, ti zgjidh disa intelektual, ca pedagog. Jo njerëz me 5 emra. Prandaj edhe rrogat nuk i rrisin që ti nënshtrojnë e ti mbajnë nën presion, në mënyrë që ata të mos flasin e të mos kritikojnë qeverinë. Kudo do të bashkëpunojmë me të gjitha strukturat e PD-së dhe me partitë e tjera aleate në terren. Janë shumë parti të tjera opozitare që mbështesin kandidatët e primareve.

Ky uragan do të garantojë që pakica uzurpatore të marri ndëshkimin e merituar dhe në 15 maj të nisë një model i ri për Shqipërinë për 100 vitet që vijnë, ku askush të mos guxojë më të përmbysë kushtetutën, të zërë për fyti Parlamentin dhe të korruptojë aktorë ndërkombëtarë. Këto bëhen për të vetmin qëllim për të vjedhur pa fund dhe për t’i çuar paratë e shqiptarëve në offshore. Kishte reaguar edhe Financial Times dje për këta.

Këta janë bërë jo vetëm qesharakë, por edhe për të ardhur keq. Të gjitha ato shpifjet dhe ato që propogandohen bëhen me lekët e inceneratorëve. As Bashkia e Tiranës nuk do të harxhojë më lekë për këto gjëra, do t’i harxhojë për kopshtet, çerdhet, shkollat që mungojnë. Gjithçka duhet të shkojë në interest ë qytetarëve dhe kjo është një situatë fiktive. Regjimi ka rënë dhe ka nevojë për një ndihmë të lehtë. Ne do t’ja japim ndihmën”, u shpreh Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here