Andi Bejtja: Ka një element të ri te intervista e Crawford. Çmontimi i Ramës ka nisur!

0
356

Gazetari Andi Bejtja u shpreh në “Çim Peka Live”, në Syri Tv, se ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, në intervistën e tij për skandalin Rama-McGonigal, ka nxjerrë në pah një fakt të ri.

Bejtja theksoi se Crawford denoncoi ndërhyrjen e McGonigal te Edi Rama për t’i dhënë puset e naftës kompanisë pas së cilës qëndronte ai.

Ai shtoi gjithashtu se institucionet e SHBA kanë humbur besueshmërinë te qeveria e Edi Ramës, duke shtuar se ka filluar çmontimi i tij.

“Intervista e Crawford kishte një element të ri. Për pjesën e kompanive ruse, nuk është thënë as në aktakuzë, Rama edhe i pyetur në Parlament tha “Po, McGonigal erdhi tek unë për të më thënë mos ia jep naftën kompanive ruse”. Por Crawford sjell një element të ri që zoti McGonigal ka ndërhyrë te Rama për t’ia hequr kompanive të tjera dhe për t’ia dhënë kompanisë pas së cilës është ai. Crawford ka qenë një zyrtar në Shqipëri dhe e dyta qytetar amerikan. Dëshmia e tij duhet të dëgjohet si nga ambasada, autoritetet në Uashington ashtu dhe drejtësia shqiptare. Është e pamundur ta neglizhosh, kjo mund të jetë një dëshmi shumë e domosdoshme. Thirrja e tij që hapni sytë me Edi Ramën, këto pak a shumë i bëri edhe DEA pak ditë më parë, kur tha na njoftoni për njerëzit që merren me drogë, me kokainë. Pra, edhe DEA nuk ka bërë as më shumë e as më pak se zoti Crawford që ka thënë hapur se nuk besojmë se institucionet shqiptare. Ka shumë që thonë do ta përmbysim për 1-2 muaj, por kjo është një luftë e gjatë dhe fillon pikërisht me këto çmontimet e vogla, por me këto hapje sysh fillon çmontimi…një nga pikat që fillon çmontimi është thirrja për hapjen e syve”, tha Bejtja.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here