Zef Hila: 14 Maji do të jetë një ditë e shënuar shprese dhe besimi për të ardhmen e komuniteteve tona !

0
94

Një ditë pasi Kryetari i PD, Sali Berisha, e prezantoi publikisht si kandidatin e opozitës për bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila ka shprehur falënderimin e tij në rrjetet sociale të shoqëruar me një zotim:

“Jam shumë i nderuar nga mikpritja, entuziazmi dhe besimi që demokratët e bashkisë  së Vaut  të Dejës, lideri i Partisë Demokratike Prof.Dr. Sali Berisha, më transmetuan me fjalët e mesazhet e tyre, për t’i hapur dyert e bashkisë së Vaut të Dejës, qytetarëve të saj, duke iu shërbyer dhe duke iu kthyer shpresën!

Puna, përkushtimi, besimi dhe vlerësimi në gjithë këto vite për gjithçka që kemi bërë, është një mesazh, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua personalisht, por edhe për gjithë secilin nga ne, që të kthejmë shpresën e humbur tek banorët e kësaj zone!

Garantoj secilin nga ju, se shërbimi ndaj banorëve ka qenë dhe është gjithmonë kryefjalë e punës sonë të përbashkët. Bashkarisht, kemi përballuar çdo sfidë, ndërkohë që edhe 14 Maji do të jetë sfida e radhës dhe momenti për një faqe të re për bashkinë Vau Dejës.

Ashtu siç e kthyem në identitet në vitet 2015-2019, Vau Dejësin, Bushatin, Hajmelin, Vig Mnelën, Shllakun, Temalin, dhe 14 Maji do të jetë një ditë e shënuar shprese dhe besimi për të ardhmen e komuniteteve tona!” përfundoi Hila.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here