Rama premtoi bonus, Ibrahimaj tha jo. Pensionistët: Na mashtruan ! Premtime elektorale !

0
112

Në janar kryeministri Rama u premtoi pensionistëve se në prill, në mes të fushatës do të merrnin shpërblim, por nga Ministrja e Financave kjo nuk u konfirmua. Teksa pensionistët shprehen të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura, Rama foli sërish për këtë çështje nga Elbasani, duke premtuar se bonuset do të merren në muajin prill, pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit, që ngjan më shumë me një paketë me efekt elektoral.

Më 13 janar të këtij viti, kryeministri Rama premtoi se do të ofronte një bonus për pensionistët në muajin prill, në kohën e fushatës. Sipas tij taksa që do të mblidhej nga eksportuesit e energjisë do të shkonte për pensionistët.

Por vetëm pak ditë më parë ministrja e financave, Delina Ibrahimaj e hodhi poshtë këtë premtim duke deklaruar se qeveria nuk do të japë shpërblim për të moshuarit.

Vetë pensionistët shprehen të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura, ndërsa ka nga ata që kërkojnë rritje të pensionit dhe jo thjesht shpërblime.

Por sot nga Elbasani, Rama foli sërish për këtë çështje, duke premtuar që pagesat do të merren në muajin prill, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit, që duket se ngjan më shumë me një paketë me efekt elektoral.

Prej vitesh pensionistët kanë ngritur shqetësime mbi shpërblimet e pakta që kjo kategori ka marrë, por edhe mbi vlerën e ulët të pensioneve, duke theksuar se këto të ardhura nuk u mjaftojnë as për të blerë medikamente, e aq më pak për të përballuar rritjen e çmimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here