Masakra me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në lokalin në Don Bosko, gjendet e djegur në Ishm makina e autorëve

0
138

Gjendet një mjet i djegur në afërsi të Ishmit, ndërsa mendohet se është përdorur nga autorët e masakrës mbrëmë në Don Bosko.

Nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin mbeti e vrarë një grua, Mimoza Paja, dhe u plagosën 5 të tjerë. Ndërkohë, ‘objektiv’ i atentatit dyshohet të jetë xhaxhai i Fatjon Muratit, një emër i njohur për botën e krimit, Seit Murati, i cili mbeti i plagosur.

Ndërkohë breshëria e plumbave nuk kurseu as klientët e lokalit që në kohën kur ndodhi sulmi ishin duke parë një ndeshje futbolli, ndërsa bëhet fjalë për shtetasit Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here