Kreu i PD, Sali Berisha: Azem Hajdari u shndërrua në një avokat të Kosovës dhe lirisë së saj !

0
129

Gjatë fjalimit në përkujtim të të ndjerit, Azem Hajdari, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se:

Azem Hajdari, lëvizja studentore, solli pluralizmin dhe themeloi PD-në. Njëkohësisht solli në qendër jo vetëm lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve si kombi më i shtypur i planetit, por edhe çështjen kombëtare, e tradhtuar dhe injoruar tërësisht nga Tirana zyrtare.
Ai u shndërrua në një avokat të pamposhtur të vlerave në të cilat besonte. U shndërrua në një avokat të pamposhtur të lirive dhe të drejtave njerëzore në Shqipëri.
U shndërrua në një avokat të Kosovës dhe lirisë së saj.
Ekzekutimi i Azem Hajdarit ishte hakmarrja më primitive e bijve të etërve, pushtetin e të cilit ai përmbyti.
Sot, Azem Hajdari është frymëzim për çdo shqiptar. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se të mos kuptosh, të mos ndjesh, të mos reagosh ndaj të keqes që pushton gradualisht të gjithë qenien tënde.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here