Këlliçi takon qytetarët rrugëve të Tiranës: Të flasim nga afër! Kjo është e vetmja mënyrë për t’ju dëgjuar dhe përballur me kritikat tuaja

0
106

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, duke ecur lirisht i vetëm rrugëve të Tiranës, ka mundësinë që të dëgjojë e të prekë problemet reale të bashkëqytetarëve të tij , një mundësi që nuk ia ka dhënë kurrë vetes tërë këto vite, kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Juve nuk ju duhet një kryebashkiak që e vret kohën nëpër emisione televizive, një që kënaqet me jehonën e zërit të tij, – gjykon Këlliçi. –  Bashkisë i duhet një administrator për t’i dhënë zgjidhje problemeve të përditshme të Tiranës, e jo një fotomodel që kuron imazhin e tij. Kam zgjedhur të flas me ju nga afër, sepse jam i bindur se kjo është e vetmja mënyrë për t’ju dëgjuar dhe përballur me kritikat tuaja”, shkruan deputeti demokrat që i është futur betejës së vështirë elektorale për të fituar bashkinë më të madhe të vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here