Aksident në Berat, kamionçina përplas dhe merr zvarrë 40-vjeçarin

0
161

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit. Një automjet tip kamionçinë ka aksidentuar një këmbësor. Pasi është tërhequr zvarrë disa metra 40-vjeçari është lënë i shtrirë në rrugë. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mjeti tip kamionçinë u kap nga patrullat e policisë në Moravë. Artan Eskiu, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, u ndalua dhe u shoqërua në polici.

Informacioni paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ish Dogana”, automjeti tip kamionçinë , me drejtues shtetasin A.E., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin A.K., 40 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here