Kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh ! / Berisha: Rama sikur të mbledhë të gjithë bravat dhe Alibashët e Ballkanit është i pashpresë

0
132

Kreu i Partisë demokratikë, Sali Berisha në një konferencë për shtyp u shpreh se kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh, pavarësisht emërimit të opozitës nga ana e kryeministrit Rama. Ai tha se kupa tani është derdhur dhe Ramën e pret fati i ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili përfundoi në burg.

“Rama sikur të mbledhë të gjithë bravat dhe Alibashët e Ballkanit është i pashpresë. Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet anti demokratike,  lidhjet me drogën, kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron “Alibasha-Brava”. Me këtë start siguroj shqiptarët se kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh. Ju e dini se veprimet e Edi Ramës ishin veprime in extremis, të një njeriu të tmerrua, që rryma po e çon drejt McGonigal dhe që përpiqet të kapet në fije bari si ‘brava’ dhe ‘alibasha’. Tjetër është morali i Ramës dhe pengjeve të tij, tjetër është morali i shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here