Iku koha kur Edi Rama blinte liderin e opozites/ Meta: Beteja drejt fitores ne 14 Maj

0
135

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur se opozita do të fitojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ish-Presidenti ka publikuar në rrjete sociale një pjesë nga intervista e zhvilluar në “Panorama TV” një ditë më parë, ku deklaroi se ka ikur koha kur Rama trukonte ndeshjet.

Sipas Metës, Partia e Lirisë dhe e gjithë opozita do të garantojnë votimin e lirë dhe më pas rikthimin e llogaridhënies dhe pluralizmit politik në nivel vendor.

Ilir Meta: Nuk ka asgjë që e kthen pas, Partinë e Lirisë në radhë të parë, por besoj edhe të gjithë opozitën e vërtetë nga 14 Maji. Iku koha kur Edi Rama bënte zgjedhje pa opozitën sepse blinte lidershipin e saj. Iku koha kur Edi Rama e trukonte rezultatin e ndeshjes, siç e kishte trukuar ndeshjen e 25 Prillit prej kohësh. Tani beteja është e vërtetë dhe tani drejt 14 Majit, gjithë Partia e Lirisë, gjithë opozitarët e vërtetë. Dhe do të jemi aty, jo vetëm për të hedhur votën, por derisa të numërohet vota e fundit, edhe të festojmë rikthimin e demokracisë, të llogaridhënies dhe të pluralizmit politik në nivel vendor, por edhe kombëtar’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here