Arben Ristani deklaron : Nuk do të ketë marrëveshje me Ramën dhe as mëkëmbësit e tij !

0
181

Arben Ristani shprehet se Partia Demokratike nuk do të pranojë të bashkëpunojë me persona që janë “zgjatim” i regjimit të kryeministrit Edi Rama.

Enkelejd Alibeajn dhe mbështetësit e tij Ristani i quan vegla të Edi Ramës dhe për rrjedhojë negociata me ata nuk do të ketë.

Duke folur për regjistrimin në KQZ për dy grupimet brenda PD-së, Ristani tha se kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi është vendosur në një pozitë shumë të vështirë, që është krijuar nga regjimi.

“Është direkt influence e Ramës me veglat e tij me Bashën dhe shokët e vetë për të krijuar këtë situatë. Ju e shihni se ata po vendosen në një situatë qesharake edhe përballë publikut, njerëz që japin dorëheqjen publikisht por që zyrtarisht nuk e paskan dhënë. Të pranosh të diskreditohesh në këtë formë tregon se je i kapur për përëfitime të tjera që nuk duken tek opinion publik. Vendosin në vështirësi PD-në e cila do detyrohet të hyjë në zgjedhje por që do i mungojnë komisionerët, do t’i mungojnë fondet publike. Nga ana tjetër ne sigurisht që do regjistrohemi në zgjedhje. Do kemi kandidatët tanë. Do mundohemi që këto vështirësi të krijuara, t’i kapërcejmë me shqiptarët që do të duhet të votojnë kandidatët e PD-së”-tha ai për Panorama TV.

Dorëheqja e Bashës, çfarë e pengoi atë që të dorëzonte dorëheqjen në Gjykatë?
Ristani:
 Unë po e rithem që është e qëllimshme. Asgjë nuk e pengon, ligji e parashikon që të gjitha ndryshimet që bën një parti politike, duhet të depozitohen në regjistrin e partive politike. Ligji nuk thotë në mënyrë specifike që kryetari që jep dorëheqjen duhet ta dorëzojë, por ligji detyron në mënyrë gjenerike që çdo ndryshim që partitë bëjnë, në ekstremitetet që regjistrohen në regjistrin e partive politike, siç është emri i partisë, do të duhet të pasqyrohet në këtë regjistër. Një ndryshim i tillë siç ishte dorëheqja, do duhej të regjistrohej në regjistrin e partive politike. Nuk ka afate, por ato lidhen me ngjarjet që ndodhin.

Vijnë periudhat zgjedhore dhe ky është një afat më vete. Është një ndryshim tjetër thelbësor është Kuvendi që ka bërë PD-ja, vendimet që ka marrë. Është ratifikuar shkarkimi i Bashës dhe janë zgjedhur organet fituese. Është ndryshuar sigla dhe të gjitha. Në mënyrë të paligjshme janë penguar të regjistrohen.

Në çfarë situate ndodhet KQZ-ja dhe cilën prej kërkesave duhet të regjistrojë?
Ristani:
 Komisioneri ndodhet në kushtet e një amullie të krijuar nga mosfunksioni i mekanizmave të shtetit ligjor. Një nga mekanizmat kryesore është funksionimi i gjyqësorit. Në momentin kur në mënyrë të qëllimshme, sistemi i drejtësisë nuk funksionon, të gjitha mekanizmat e tjerë që ka shteti, vendosen në absurditet. Praktikisht, pa fajin e KQZ-së, ai është vendosur në një situatë absurde për shkak të mosfunksionimit të institucioneve shtetërore. E vetmja rrugë zgjidhje që ka ai është që t’i referohet Kushtetutës.

Nëse i referohet Kushtetutës, ai ka detyrimin që të ndihmojë sistemin në mënyrë që zgjedhjet të bëhen konkurruese, me parti të vërteta. Ai duhet t’i japi shqiptarëve të drejtën dhe lirinë që të kenë për të zgjedhur. Duhet të respektojë vullnetin e demokratëve. Ai garanton që zgjedhjet të jenë në dorë të shqiptarëve që të zgjedhin se kë forcë politike të zgjedhin.

A po krijohet një precedent i rrezikshëm?
Ristani:
 Situata është e krijuar nga regjimi, jo nga PD-ja. Regjimi përdor 3 elementë për të krijuar këtë situatë. Përdor institucionet e kapura, njerëzit e korruptuar brenda opozitës dhe njerëzit e korruptuar tek ndërkombëtarët siç janë McGonigal dhe shokët e tij. Nëpërmjet këtyre tre elementëve, regjimi do të sigurojë zgjedhje pa kundërshtarë që të garantojë jetëgjatësinë e vetë.

Ka kosto politike. Që të kalohet kriza apo të gjendet ilaçi, duhet gjetur shkaku. Në moment që për ne shkaku janë njerëzit e korruptuar nga regjimi brenda PD-së. Duke qenë ky shkak, nuk mund t’i gjendet ilaçi. Ilaçi i vetëm është që të ndërpritet korrupsioni nga regjimi. Kjo kërkon ndihmën e shqiptarëve që të votojnë kundër regjimit.

Alibeaj ka bërë thirrje kandidatëve të primareve që të kandidojnë nën siglën e PD-së, ndërsa Berisha refuzon këtë lloj bashkëpunimi. Si i cilësoni këto deklarata?
Ristani:
 Në mënyrë të përsëritur unë e thashë disa herë që kemi të bëjmë me dorë të zgjatur të regjimit në PD. Dora e zgjatur e regjimit në PD janë këta persona që përmendët. Berisha, si kryetar i PD-së nuk mund të bëjë marrëveshje të tilla me Ramën apo dorën e zgjatur të tij. Ne duhet të përballemi me ta, të ndeshemi me ta në rrugë demokratike. Marrëveshje me Ramën apo mëkëmbësit e tij, njerëzit që i ka të vetit në PD, s’mund të ketë.

Është folur shpesh për negociata mes Berishës dhe grupit të Alibeajt, a ka pasur përpjekje serioze për të tejkaluar këtë krizë?
Ristani
: Midis Bashës dhe Berishës, s’ka pasur. Alibeaj nuk e di nëse ka akt përfaqësimi nga Basha për të negociuar me Berishën. Mos bini pre e këtij mekanizmi që ka ngritur regjimi për të krijuar turbullirë në opinionin publik. Basha vetëm ka deleguar të drejtën për t’u regjistruar në KQZ. Këtë nuk ia ka deleguar vetëm zotit Alibeaj, por edhe Sefës dhe Bardhit.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here