Rama mbledh kryesinë e Partisë Socialiste

0
125

Në selinë e Partisë Socialiste zhvillohet mbledhja e kryesisë, ku po diskutohet për organizimin për zgjedhjet e 14 majit.

Socialistët ende nuk e kanë shpallur zyrtarisht listën e 61 kandidatëve për bashkitë në vend, edhe pse shumë emra janë konfirmuar për të kërkuar një tjetër mandat. Për t’u konfirmuar mbetet edhe lista për anëtarët e këshillave bashkiakë. PS do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 majit, pa asnjë koalicion.Kjo mbledhje vjen vetëm një ditë pas turit të ambasadores amerikane në vend, Yuri Kim. Diplomatja amerikane fillimisht u ndal te selia e Partisë Socialiste ku u prit nga sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri. Gjiknuri pohoi se në fokus të diskutimit ishin zgjedhjet, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here