Pronat në Bregdet/ Në listën e personave të akuzuar nga Meçollari, Olta Xhaçka pritet të merret në pyetje nga SPAK

0
104

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila sot është ministre e Jashtme, pritet të merret në pyetje nga SPAK, lidhur me çështjen e “privatizimit të pronave të ushtrisë në Sarandë dhe Shëngjin”.

Ish-komandanti i forcës detare, Artur Meçollari ka akuzuar në mars të vitit 2021 të gjithë zyrtarët e lartë të ushtrisë, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes të asaj kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Bajram Begaj, lidhur me këtë çështje.

Ditën e sotme Artur Meçollari dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, u paraqitën në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Kollçaku dhe Meçollari u thirrën në SPAK në cilësinë e ish-funskionarëve ushtarakë, pikërisht për çështjen e pronave në bregdet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here