Berisha nga Mallakastra akuza Kapllanajt: Pse nuk garove në primare? Nuk të pengova unë por pallati

0
138

Ndërsa prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Mallakastër, Sali Berisha sulmoi Agron Kapllanajn, kandidatin e Alibeaj për këtë bashki.

Duke i kujtuar tenderat e marra nga qeveria, Berisha tha se Kapllanaj e ka të humbur betejën.

Berisha: I them dy fjalë Kapllan pallatit. E para Kapllan po të ishe burrë dhe po të ndjeheshe i njëjtë me këta burra dhe gra që janë këtu dhe të tjerë vije dhe hyje në primare, asnjeri nuk e pengoi.Ka marrë fund, kurrë më kryetari i partisë dhe kryesia nuk do u caktojnë ju as deputetin, as kryetarin e partisë, as kryetarin e bashkisë. PD ka bërë gabime por merita e saj është se njeh gabimet dhe i korrigjon.

Ti Kapllan nuk erdhe, nuk të pengoi Sali Berisha por pallati. Kur ti demokrat, vjen dhe merr tenderat në pallate që ua prishin me buldozer qytetarëve, i nxjerrin si banda nga shtëpitë e tyre Erion Veliaj me shokë ti bëhesh me ta, nuk ke punë me demokratët. Ke 97 tendera nga qeveria, kjo qeveri nuk jep tender kurrë pa ryshfet, shko më mirë rri me ta dhe mos hajde këtu me kërku votë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here