Berisha: Nën qeverisjen e PD-së nisi ndërtimi i gazsjellësit TAP, arteries më të fuqishme energjetike të Europës

0
174

“I dashur zoti Luan, Resmi, të dashur kandidatë të Fierit dhe Patosit, drejtues të degës, vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, sot kemi shumë data, e shumë ngjarje. Sot kemi 32 vjetorin e themelimit të PD në Mallakastër dhe është një moment të përulemi me respektin më të madh, mirënjohjen më të thellë, ndaj të gjithë atyre burrave e grave, burrave e vajzave të kësaj treve që 32 vite më parë, në kushtet e një terrori të pamohueshëm themeluan degën e PD-së, si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore të munguara dhe të ndaluara me kushtetutë, si parti e iniciativës së lirë, si parti e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar, si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve. 

Në këtë kontekt, pas 32 vitesh, çdo demokrat e demokrate, duhet të ndihet përjetë krenar dhe brez pas brezi për kontributet për investimin, mbështetjen që i dha kësaj partie, e cila arriti me përpjekje të jashtëzakoshme të nxjerrë Shqipërinë nga honet më të thella të varfërisë, skllavërisë, shtypjes, izolimit dhe hipekolektivizimit dhe të rëndisë Shqipërinë e shqiptarët në grupin e vendve me të ardhura të mesme të larta. Kjo ishte një arritje epokale. Të rendisë Shqipërinë e shqiptarët ndër njerëzit, qytetarët, punonjësit me rrogat më të larta në Ballkan.
Ja doli që vendin më të izoluar të Europës dhe planetit ta anëtarësojë në Këshillin e Europës, ta anëtarësojë në NATO, të liberalizojë vizat. 

Ja doli që një vend me infrastrukturë nga më të shkatërruarat dhe të prapambeturat, ta pajisë me infrastrukturë moderne. Autostrada, mbi 11 mijë km rrugë u ndërtuan. Ja doli të shndërrojë Shqipërinë në një nyje nevralgjike të furnizimit të Europës me gaz. Sot kur Europa ndjeu pasojat e rënda të luftës, agresionit rus në Ukrainë, projekti në të cilin Shqipëria, pas Azerbajxhanit luajti rolin më kryesor, gazsjellësi TAP është shndërruar në një arterie të fuqishme energjetike për Europën. Dhe kjo ishte dëshmi e besimit të madh, dëshmi e një diplomacie fleksibël, e një përpjekje të madh me të cilën Shqipëria kontribuoi për vete dhe Europën. Në vitet e qeverisjes së PD-së, Shqipëria nga vendi më i prapambetur në përdorimin e internetit, arriti në moshën dixhitale. Shqipëria nga vendi me mungesa të mëdha ushqimore, u shndërruar në eksportues të qumështit, vezëve etj. Në harkun kohor 5-6 vjeçar, Mallakstra dhe mbarë Shqipëria trefishuan ullinjtë krahasuar me numrin e të gjitha kohërave”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here