SPAK zvarrit hetimet për ministrat e PS/ Albana Vokshi: Beqjes iu parashkrua një nga akuzat. SKAP-i ka si detyrë të mbulojë vjedhjet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij

0
135

Deklarata e Vokshit vjen një ditë pasi BIRN analizoi të dhënat dhe theksoi se SPAK, vijon prej vitesh hetime pa rezultate konkrete, për çështjet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë ku ngrihen dyshime për abuzime me qindra miliona euro nga fondet publike. Një prej tyre ishte edhe hetimi i Beqjes.

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi në emër të PD se SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka zvarritur me qëllim çështjen e hetimit të akuzave për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Vokshi tha se kanë kaluar 3 vite që nga nisja e hetimit për Ilir Beqjen dhe një nga akuzat për të, ajo e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” është parashkruar, pra për të nuk mund të ketë një dënim. Vokshi pyeti SPAK se kur do të hetohet Beqja nga institucioni i akuzës apo mos ndoshta po pritet që të parashkruhen dhe veprat e tjera penale për të cilat po hetohet. Deklarata e Vokshit vjen një ditë pasi BIRN analizoi të dhënat dhe theksoi se SPAK, vijon prej vitesh hetime pa rezultate konkrete, për çështjet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë ku ngrihen dyshime për abuzime me qindra miliona euro nga fondet publike. Një prej tyre ishte edhe hetimi i Beqjes.

DEKLARATA E PLOTE E VOKSHIT:

Ka edhe një provë të re se si, Skapi i partisë, është kthyer në mburojë të korrupsionit të qeveritarëve hajdutë!
Për të shkuar vetë te prova, i ftojmë qytetarët të shtrojnë disa pyetje?
– Pse SPAK nuk e heton ish-ministrin Ilir Beqja, për të cilin është depozituar një padi që para tri vitesh për koncensionin e sterilizimeve prej 100 milion USD?
– Pse SPAK nuk përgjigjet kur pyetet nga media nëse është regjistruar procedim penal kundër ndonjërit prej personave të pëfshirë në dosje?
– Pse SPAK e zvarrit hetimin dhe konkludimin e tij, edhe pse ka marrë një kallëzim penal nga shoqëria civile, vetëm pak javë pasi struktura e Posacme Anti-korrupsion u krijua?

Përgjigja është e qartë dhe vetem një:
Skapi i partisë ka si mision nga partia që e krijoi, mbrojtjen e ministrave dhe qeveritarëve të korruptuar. Kallëzimi në fjalë identifikon ish-ministrin Ilir Beqja, nënshkrues i kontratës famëkeqe koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, që i kushton buxhetit të shtetit 100 milionë USD.
Në kallëzim ngrihen dyshime se zyrtarët e përfshirë në këtë kontratë kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, shpërdoruar detyrën, kryer korrupsion pasiv, si dhe i kanë sjellë dëm financiar shtetit në vlera të mëdha. Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service – aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. Paketën më të madhe, me 40 për qind të aksioneve, e zotëron Investital LLC- një kompani e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Sipas investigimeve të BIRN, Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë, blerë nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë. SPAK e regjistroi në vitin 2020 procedimin penal për veprat penale të pretenduara në kallëzimin penal. Interesimit mediatik i janë përgjigjur me frazën: po vijojnë hetimet. Ndërkohë që SPAK pret, vepra penale e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” është parashkruar, pra për të nuk mund të ketë një dënim. Kanë kaluar tre vjet dhe Ilir Beqja, në atë që Partia Demokratike e konsideron korrupsion të hapur, shpërdorim të fondeve shtetërore dhe të detyrës, as nuk është thirrur për t’u pyetur.
– Çfarë pret Skapi, që të parashkruhen edhe veprat e tjera penale?
– Çfarë presim ne nga kjo drejtësi, që kundërshtarin politik të pushtetit e mban peng, kurse ministrin e partisë e çliron nga hetimet, duke i zvarritur ato derisa vepra penale të parashkruhet? Prova është e qartë: SKAP-i i partisë ka si detyrë të mbulojë vjedhjet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here