E vërteta e dorëheqjes së Bashës më 21 mars 2022, Kim e vlerësonte një vit më parë

0
118

Më 21 mars të vitit 2022, kur Lulzim Basha deklaroi dorëheqjen nga  posti i Kryetarit të PD, e para që reagoi ishte ambasadorja amerikane Juri Kim, e cila  theksonte se Basha kishte vendosur interesat e partisë para atyre personale. Por një vit më vonë, duket se këto deklarata rezultonte një farsë, pasi Lulzim Basha figuron ende si kryetar i PD, dhe për këtë ka lobuar dhe ndikuar vetë Yuri Kim.

 

Ndonëse më 21 mars 2022, Lulzim Basha  dha dorëheqje publike nga posti i Kryetarit të PD, një ditë më parë, në dokumentin e dorëzuar në KQZ nga përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, u mësua se Basha vazhdon të jetë  në krye të PD. Fakti që ai autorizoi Enkelejd Alibeajn si Kryetar të komanduar, tri ditë para se të dorëhiqej, konfirmon se Lulzim Basha ishte në dijeni se sigla e PD do të mbahej peng nga Edi Rama.

Kur Lulzim Basha deklaroi dorëheqjen, e para që reagoi ishte ambasadorja  e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila në deklaratën e 21 marsit të një viti më parë theksonte se  Basha vendosi interesat e partisë dhe të vendit mbi interesat personale, duke treguar udhëheqësi të vërtetë.

Yuri Kim: “Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë. Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua”. 

Një vit më pas, kjo deklaratë rezulton një tallje me shquptarët.

Yuri Kim vazhdoi që të lobojë që Basha të jetë në krye të PD, madje para pak ditësh kur u mbajt seanca e Gjykatës së Apelit,  dërgoi përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për presion në gjykatë.

E gjithë kjo farsë ndodhte kur gjykata me një dokument të dy ditëve më para kishte konfirmuar se Lulzim Basha është kryetar i PD.

Opozita akuzon “Guvernatoren” Kim se ka tentuar të mbajë Bashën kryetar, edhe pse është akuzuar nga inteligjenca amerikane për financime ruse.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here