Artan Fuga: Autorizimi i Bashës për Alibeajn nuk ka vlerë, e ‘hedh në erë’ fjalia e fundit

0
155

Akademiku i njohur Artan Fuga me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e vulës së Partisë Demokratike dhe veprimet që do ndërmerren nga Alibeaj e Berisha në vijim.

Sipas tij çështja e ndarjes së vulës është e pamundur të gjykohet nga asnjë gjykatë në botë pasi nuk bëhet fjalë për diçka si një shtëpi apo pronë që nuk ka zë, por për një sërë militantësh, anëtarësh e deputetësh të partisë.

Ai shtoi më tej se shkresa me të cilën Lulzim Basha ka autorizuar Enkelejd Alibeajn është “e pavlerë”, pasi “fjalia e fundit e hedh në erë”, me anë të së cilës Basha thoshte se vetëm ai mund të zhbënte autorizimin.Sa i përket Berishës, Fuga deklaroi se nuk e sheh ish-kryeministrin në vështirësi dhe se ai e ka shumicën të cilën e ka treguar disa herë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here