Edi Paloka: Propozimi i Alibeajt për bashkim? Hipokrizi!

0
125

Deputeti dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka u shpreh se ishte i pritshëm vendimi i Apelit për vulën e PD-së nga gjykata e kontrolluar nga Rama.

Paloka deklaron se Alibeaj dërgoi në kundërshtim me ligjin ankimim për një çështje ku nuk ishte palë në Apel, që në atë moment ka pasur një bashkëpunim me Ramën.

Sipas tij, propozimi i Alibeajt për bashkimin e demokratëve është një turp edhe për vetë Taulant Ballën, duke shtuar se ata nuk pranuan primaret dhe unifikimin rreth një kandidati.

“A kemi pritur një vendim të tillë dhe nuk është se kemi pasur ndonjë zhgënjim, pasi e kemi denoncuar. Kur Alibeaj dërgoi në kundërshtim me ligjin ankimim për një çështje ku nuk ishte palë në Apel, që në atë moment ka pasur një bashkëpunim me Ramën, sepse diçka e tillë mund të bëhej vetëm duke marrë garanci nga Rama që t’i jepej e drejta Alibeajt. Vendimi ishte i shkruar në zyrën e Edi Ramës. Çështja nuk duhet të shqyrtohej fare sepse grupi i Alibeajt nuk ishte palë qysh në fillim. Se kështu mund të bëhej palë edhe Taulant Balla, e t’ia japin atij partinë me gjykatë.

Nuk ka asnjë mundësi që Alibeajt të vijë të na kërkojë partinë. Edhe sikur ta marrë nga ana proceduriale, ai nuk është një vendim i formës së prerë. Ata duan që të dëmtojnë PD-në. Kërkesa për bashkim nga Alibeaj është një turp edhe për vetë Taulant Ballën. Ne kemi folur prej kaq kohësh dhe kemi bërë negociata për tu bashkuar në një kandidat, dhe dihet tashmë ato negociata nuk i pranuan sepse nuk donin primaret. Tani që morën vulën e Edi Ramës dhe duan që t’ia vënë vulën e tij kandidatëve të PD-së. Ata ishin kundër primareve, se negociata ishin para tyre, sepse ata janë ftuar që të kandidojnë me kandidatët e tyre”, tha Paloka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here