Liverpool shkatërron rivalët e përjetshëm të Man. United, fitore me shifra tenistike (7-0)

0
173

Manchester United shkatërrohet dhe turpërohet në fushën e armiqve më të urryer, Liverpool-it të Jurgen Klopp që rilind me një fitore historike.

7-0 triumfojnë “The Reds” në ndeshjen që do ta mbajnë mend gjatë jo vetëm në Marseyside por edhe në Manchester-in ngjitur. Një ndeshje e çmendur nën ritmin e “You’ll Never walk Alone” ku publiku vendas shpërtheu në festë pas 93 minutave frenetike. Gakpo, Salah dhe Nunez nga dy gola për kokë dhe më pas Firminho për uraganin e kuq.

Me këtë fitore. Liverpool afrohet edhe më shumë me zonën Champions League por momentalisht ndodhet në vendin e pestë me 42 pikë, 3 më pak se Tottenham por gjithashtu edhe me një ndeshje më pak ndërsa Manchester United mban vendin e tretë me 49.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here