Berisha: Në asnjë vend të lirë vendimi i regjistrimit të partive nuk ka apelim   

0
115

Kreu i PD Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar se në asnjë vend të lirë vendimi i regjistrimit të partive nuk ka apelim.

“Në kulmin e skandalit botëror Rama-McGonigal, Edi Rama pasi e bllokoi gjykatën për 8-9 muaj me radhë, njoftoi dje 3 ditë para mbylljes së regjistrimit të forcave politike në zgjedhje, me qëllimin e vetëm bllokimin e pjesëmarrjes së PD-së në zgjedhje, përjashtimin e saj. Një vendim i pashembullt në historinë botërore të vendeve lira, se në diktatura vendimet janë të çdo lloj karakteri.

Gjykatësit e Apelit lexuan dje një shkresë të përgatitur në zyrat e Edi Ramës dhe të dorëzuar nga zonja Elira Kokona, në të cilën ata njoftojnë, apo marrin vendimin për një proces gjyqësor, vendim gjykate në të cilin vetë ata që ishin ankuar, të turpëruar botërisht para të gjithë audiencës së gazetarëve u detyruan të thonë se nuk kemi qenë palë.

Në çdo vend të botës, gjykatësi që gjindet para një fakti të tillë, që ka një dosje të paraqitur nga një palë për një proces gjyqësor, e cila i deklaron se nuk ka qenë palë, nuk ka asnjë akt tjetër përveç mbylljes së seancës dhe respektimit të vendimit të gjykatës së faktit, vendim i cili nuk shqyrtohet në apel në asnjë vend të lirë. Në asnjë vend të lirë vendimi i regjistrimit të partive nuk ka apelim, por në Shqipërinë e narkoshtetit të Edi Ramës, të gjitha ndodhitë janë të mundshme.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here