Rama përgënjeshtron veten: Nuk kam paralajmëruar non grata

0
151

Kryeministri Rama e ka përgënjeshtruar deklaratën e tij në Kuvend teksa paralajmëroi se do të ketë sërish vendime non grata nga SHBA.

Ai shkruan në rrjetet sociale se nuk e ka paralajmëruar një gjë të tillë, por thjeshtë ka rikujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë.

Rama: Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon.

Çfarë tha Rama dje në Kuvend

Një ditë më parë, kreu i Qeverisë paralajmëroi në Kuvend se në Departamentin Amerikan të Shtetit po përgatitet shpallja e një tjetër politikani me rëndësi në Shqipëri “Non-grata”.

Rama tha se ajo që opozita e mendon si “byrektore”, referuar DASH, është duke e bërë punën. Kryeministri tha se me emër, do e shohin shumë shpejt.

“Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë“ – tha Rama dhe menjëherë pas kësaj fjalie u largua nga Kuvendi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here