Klea Vukaj: Po paguajmë taksa qe qeveritarët tanë të hanë darka te Nusreti !

0
127

FJALIM NGA PROTESTA:

Tungjatjeta të gjithëve!

Si fillim, jam shumë e lumtur teksa shoh këtë shesh të mbushur plot.

Të mbushur me shpresë.

Të mbushur me deshirën e mirë për të sjellë ndryshimin.

Në fakt, ka ardhur koha për ndryshim.

Protesta, rezistenca, është detyra e çdo të riu dhe çdo shqiptari, pa dallim moshe, kur qeveria, nuk ka rëndësi e cilit krah, e mbush kupën dhe e hedh vallen në kurriz të qytetarëve. Rezistenca është arma që popujt e qytetëruar kanë përdorur e përdorin, nga thellësitë e historisë, e deri më sot. Shihini grekët, francezët e popuj të tjerë, nga Europa në Azi, që ngrihen në këmbë kur ata fillojnë e perceptojnë se qeveritë dhe elitat po i shkelin me këmbë! Ata nuk e lejojnë padrejtësinë. Pse duhet ne të ulim kokën?

Pse duhet të themi: “ç’më duhet mua”, kur bëhet fjalë për fatin e Shqipërisë?

Shqipërisë për të cilën lufuan gjyshërit dhe prindërit tanë.

Sot, e kemi ne rradhën.

Arma e të parëve tanë ishte pushka, por arma jonë do të jetë fjala dhe rezistenca. Është koha te themi STOP! Mjaft më!

Mjaft u luajt me arsimimin tonë, me taksat tona dhe me të ardhmen tonë. Shqipëria sot është në degradimin e braktisjes. Shqipëria sot është në lëngatën e pasigurisë. Shqipëria sot ka nevojë për shqiptarët, ka nevojë për të rinjtë e saj.

Vendi ynë drejtohet nga një narciz pa busull dhe një çetë pa kode. Po mpaken familjet dhe traumatizohet shoqëria, po krisen zemrat e nënave që shikojnë fëmijët e tyre teksa ikin. Po shkatërrohet rinia që e mban kokën nga mërgimi, pasi nuk sheh alternativa për të ardhmen në vendin e vet.

Sot kemi familjarë qe nata i zë duke iu lutur Zotit t’iu dalë një mundësi për t’u larguar nga Shqipëria. Kjo është e dhimbshme. Është fatale.

Por nuk mund t’i ngarkojmë me faj.

Po paguajnë taksa qe qeveritarët tanë të hanë darka te Nusreti, që kryeministri të lëvizë me çarter, që ministrat të flenë në hotele të shtrenjta.

Përditë nga pak, e çdo muaj më shumë, po e grabisin Shqipërinë tonë. Me investitorë strategjikë burrat e ministreve. Me inceneratorë që djegin paratë e shqiptarëve, por jo plehrat e tyre. Me kryeministrin, që për të mbajtur pushtetin është gati të djegë edhe kryezbuluesin e vendit më të madh dhe mikut më strategjik që ka Shqipëria.

Nuk do t’i lejojmë! Nuk do të kalojnë! Jo më!

Ne jemi bijat e bijtë e ketij vendi dhe do e mbrojmë Shqipërinë, sepse nuk kemi atdhe tjetër. Shqipërisë do t’i dalim zot, siç u dalim në Zot prindërve dhe ata na dalin zot ne. Sepse shqiptari një nënë e babë ka, dhe te kjo tokë kemi varret e të parëve.

Zoti e mbrojttë këtë vend të bekuar nga disa bij të shtrembëruar nga babëzia!

Zoti ju bekoftë ju dhe Shqipërinë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here