Artan Fuga:Tigrat dhe hienat e promotorëve urbanë, fërkojne duart sa herë bie një termet! Në vend që zëri i tyre të bucasë arkitektët heshtin, kujtojnë se do marrin ndonjë kantier!

0
103

Pas lajmit për shembjen e banesave mbi 50 vjet të cilat sipas qeverisë janë “jo të sigurta”, reagimet kanë qenë jo të pakta. Ndër ta është edhe Akademiku Artan Fuga i cili përmes një statusi të postuar në facebook shprehet i revoltuar duke thënë se:

“Tigrat dhe hienat e promotoreve urbane, gjarperinjte, ferkojne duart sa here bie nje termet. Hohoho. Lirohem sheshe ndertimi per te kapur kantjere te reja.

Te ishte qe ndertesat me jete me me shume se 50 vjet do te shiheshin me dyshim, dhe synim prishje, nga Londra, Parisi, Amsterdami, Lisbona, Firencja nuk do te kishte mbetur asgje, do i kishin kthyer ne germadha…

C’eshte ky muhabet, mbivendos mbi nje fatkeqesi si termeti, nje fatkeqesi tjeter si prishja gjoja per te mbrojtur nga termeti.

A thua se mosha e nje ndertese eshte e vetmja gje qe e ben te dyshimte…

Dhe urbaniste dhe arkitektet heshtin, flene mbi interesat e tyre meskine, te frikur, ne vend te bucase zeri i tyre, kujtojne se do marrin ndonje kantjer. O te gjoret!

Ne lagjen time te gjitha ndertesat e reja morren nga nje krisje, e  e vetmja qe qendroi stoike ishte nje shtepi germadhe 200 vjecare prej qerpici qe as qimja nuk i levizi, asnje tjegull nuk cedoi.

Se ndertesat nuk jane tarraca, jetojne njerez, c’do te behet me pronen e tyre, jeten e tyre, apo jaaaaashte! Kete te thone!

Edhe ta nxjerresh kete lajm pa sqarim eshte dhune psiqike mbi njerezit.Lere ta vesh ne jeté si politike urbane.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here