Protesta/ Berisha: Populli opozitar është në këmbë për t’i dhënë një mesazh kufomës politike

0
126

Kryetari i PD, Sali Berisha flet për protestën e nesërme, 3 mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për dorëheqjen e Edi Ramës. 

Në Çim Peka Live, Berisha tha se protesta do të jetë madhështore, pasi populli opozitar është në këmbë.

Berisha tha se shqiptarët do t’i japin një mesazh Edi Ramës i cili refuzon të largohet.

“Ditë madhështore proteste, populli opozitar është në këmbë. Është në këmbë për t’i dhënë një mesazh kësaj kufome politike siç e patë në Parlament që mbahej si i mbyturi në një fije bari me një retorikë bajate të degraduar, në një kohë kur ai është një skandal që po përvëlon. Rama nuk pati burrëri dhe kurajo që të thotë e mbusha kupën dhe duhet të largohet. Rama nuk largohet. Ai duhet të largohet nga revolucioni paqësor i opozitës”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here