Berisha: Pa u përgjigjur për “McGonigal”, vendi do të ketë vetëm kaos

0
85

Pa marrë përgjigje pyetjet e ngritura nga opozita për çështjen McGonigal, Shqipëria do të ketë vetëm kaos.” Ishte ky paralajmërimi i bërë nga kreu i demokratëve Sali Berisha nga foltorja e Parlamentit ndërsa mbahet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i qeverisë nuk është ulur në vendin e tij në Kuvend, por ka shkuar pranë deputetit Pandeli Majko, dhe për Berishën, ishte zgjedhja e duhur pasi “nuk ka si të dalë para shqiptarëve.”

Aty ku është karrigia e kryeministrit qëndron McGonigal. Kurse ai që duhej të ishte aty është iluziv sepse i ka hyrë lepuri në bark. Mirë është të sjellë një barrelë këtu sepse i ka ra fuqia te këmbët. Ai sot bëri mirë që nuk doli aty, se nuk ka si të paraqitet para shqiptarëve me krimin e shëmtuar transatlantik që ka kryer.”

Berisha u zotua po ashtu se opozita do të bëjë gjithçka që t’i heqë imunitetin diplomatik kryeministrit Rama, pasi sipas tij është i vetmi që e ka shpëtuar deri tani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here