Vendimet e “kryeminstres Ballukja” me udhër të krim-ministrit Rama/ Berisha: Shembja e godinave 50 vjeçare është absolutisht në interes të trafikantëve

0
136

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama se ka marrë vendim për prishjen e godinave 50 vjeçare, për t’i shërbyer trafikantëve.

“E gjitha kjo është absolutisht në interes të trafikantëve.

Kjo është e padëgjuar dhe kjo me një vendim që kryeministrja Ballukja e bën me urdhër të krim ministrit Edi Rama”.

Sali Berisha: Dua të shtroj këtu para mbarë qytetarëve vendimin e Ramës për të autorizuar qeverinë për të konfiskuar dhe prishur të gjitha banesat që janë ndërtuar para vitit 1983.

Do u them se në qytetet e Shqipërisë, para vitit 1993, janë të ndërtuara si apartamente, nuk i kam si pallate, janë të ndërtuara mbi 200 mijë apartamente ne qytetet e vendit.
Mos harroni, në vitin 1992, ne kemi privatizuar cdo gjë, cdo apartament në Shqipëri e në total ishin 220 mijë apartamente.

Por nuk është problemi vetëm apartamenteve të qyteteve janë qindra mijëra shtëpi në fshat që janë ndërtuar para vitit 1983.

E gjitha kjo është absolutisht në interes të trafikantëve.

I cili i ve syrin asaj shtëpie në kodër, e thotë aty do ndërtoj unë ik se e ke të vjetër ti.
I vë syrin këtyre pallateve këtu do ndërtoj unë thotë.

Kjo është t’i rishtetëzosh ato, kanë qenë shtetërore, janë privatizuar, në 1993 përfshi truallin.

Nuk ka punë shteti më as me pallatin as me truallin.

Ky tani bën një vendim të tillë, duke hedhur në erë sigurinë e cdo tapie, cdo banese, me qëllimin e vetëm për të krijuar një sistem të tmerrshëm gjobëvënie.

Me qëllimin për të vendosur qytetarët në presionin e shtetit mafioz dhe trafikantëve.
Cdo banesë e akt privat kalon në gjykata, cfarë je ti që merr përsipër para viteve 80?

Kjo është e padëgjuar dhe kjo me një vendim që kryeministrja Ballukja e bën me urdhër të krim ministrit Edi Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here