Meta: Lidhja ime e veçantë me Shkodrën që nga koha kur isha kryeministër

0
95

Ne nje interviste per televizionin “Star Plus” ne Shkodër, kreu i PL Ilir Meta th se ka nje lidhje te veçantë me kete qytet që nga koha kur ka qenë kryeministër.

‘Në kohën kur unë jam bërë kryeministër, le të kthehemi pas në tetor-nëntor të vitit 1999, në Shqipëri kishte vetëm 6 kilometra autotradë nga Tirana tek Qafa e Kasharit dhe nuk kishte asnjë rrugë të re funksionale. Kur unë jam bërë kryeministër dhe përpara se unë të bëhesha, pothuajse nuk kishte asnjë ministër nga veriu, jo vetëm ministër, por edhe zëvendësministër. Dhe një nga qëllimet e mia ishte që të tregoja interes të shtuar dhe pa paragjykime duke i dhënë Shkodrës, veriut të Shqipërisë dhe në atë periudhë kemi promovuar shumë intelektualë nga Shkodra, siç ka qenë e ndjera profesore Esmeralda Uruçi, që u promovua Ministre e Kulturës, siç ka qenë Sokol Axhemi pedagog i njohur që u promovua si zëvendësministër.
Ky ishte një prioritet në radhë të parë i përfaqësimit. Së dyti në qendër të vëmendjes sime ishin projektet më të rëndësishme që unë mendoja që kishin të bënin me të ardhmen e Shkodrës. Së pari u bënë funksionale të gjitha projektet që lidhnin Tiranën, Fushë-Krujën me Urën e Milotit, sepse ishin vepra që kishin mbetur përgjysmë nga shkatërrimet e vitit 1997. Mungonin 13 ura, të cilat u bënë në një kohë rekord dhe u bënë me financimet e buxhetit të shtetit, i cili në atë kohë kishte shumë kufizime për të marrë borxhe, sepse situata për shkak të 97-ës ishte shumë e vështirë, dhe ne kishim kushte të forta nga FMN.
Së dyti për të cilën unë jam shumë krenar, vepra më e madhe publike në Shqipëri që është bërë me fondet e buxhetit të shtetit, pa marrë kredi, pa marrë asnjë borxh, është rruga Lezhë-Shkodër, që është edhe sot e kësa dite. Pasi rruga tjetër nuk funksiononte. Kjo rrugë është bërë me vendim të qeverisë Meta. Ishte vendimi im për këtë gjë. Jam shumë krenar sepse në një kohë shumë të vështirë arritëm të bënim këtë investim. Rruga e Velipojës është bërë gjithashtu në atë kohë. Rruga e Muriqanit është bërë gjithashtu në atë kohë. Spitali i Shkodrës. Të mos harrojmë se edhe konsullata italiane është hapur me insistimin tim, sepse mendoj që Shkodra e meritonte këtë vëmendje ndërkombëtare dhe diplomatike.’

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here